Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar gjatë ditës së sotme 109-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj rendit punët e bëra ndër vite në kuadër të këtij përvjetori, teksa paralajmëron edhe projektin për vitin e ardhshëm. Sipas Veliajt, vitin e ardhshëm, sheshi ‘Nënë Tereza’ do të kthehet në një pedonale, premtim ky i bërë kohë më parë.
Postimi i plotë:
109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!??? Në 2018 – hapëm Mensën Sociale “Nënë Tereza”. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”. Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin “Nënë Tereza”. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë.