Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

10 zyrtarët më të pasur në Kosovë

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalimir Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhjetë zyrtarët më të pasur në Kosovë. Shumica prej tyre bëjnë pjesë edhe në grupin e 10 zyrtarëve me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit. Kështu bëhet e ditur në platformën e krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik nga viti 2010 deri në vitin 2019, të prezantuar sot nga Lëvizja Fol, ku objekt krahasimi janë rreth 500 zyrtarë publik.

E veçanta e kësaj platforme sipas drejtoreshës Mexhide Demolli, është se mund të bëhet krahasimi i të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që nga viti 2010 deri në vitin 2019, duke filluar nga krerët e shtetit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe të gjithë zyrtarëve e tjerë të cilët kanë mbajtur poste publike.

“Janë rreth 500 zyrtarë publik të cilët janë në këtë platformë. E veçanta e kësaj platforme është se mund të bëhet krahasimi i gjithë atyre zyrtarëve prej vitit 2010 deri në vitin 2019, për kohën sa ata kanë mbajtur pozita në institucionet shtetërore. Kjo platformë përmes filterave të ndryshëm na mundëson që të bëjmë krahasime, duke filluar nga të gjitha pozitat, që të shohim pasurinë e të gjithëve. Kemi mundësinë të shohim veç pasurinë e deputetëve, janë tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, tri legjislaturat e fundit ku janë të gjithë deputetët dhe mund të bëjmë edhe krahasime. Legjislatura e katërt, pestë dhe gjashtë, do të thotë varësisht çka ne na intereson. Përveç deputetëve, mundësia e krahasimit është edhe tek Qeveria, kemi qeverinë Thaçi 2, e kemi qeverinë Mustafa dhe qeverinë e fundit Haradinaj. Gjithashtu krahasime mund të bëjmë edhe me kryetarët e komunave”, tha ajo. Duke shpjeguar platformën, Demolli përmendi se në ballinë të saj paraqiten 10 zyrtarët më të pasur në institucionet e Kosovës, të ndarë sipas kategorive të ndryshme.

Risi në këtë platformë, sipas Demollit është kategorizimi i 10 zyrtarëve me burimet më të shumta të të ardhurave. “Përveç këtyre risive në këtë platformë e kemi edhe 10 zyrtarët me burimet më të shumta të të ardhurave. Kategoritë janë të njëjta, te krerët e shtetit, te deputetët, te ministrat dhe kryetarët e komunave… ajo çka kisha dashtë mu ndalë të kjo pjesë, të burimet e të ardhurave, kemi shumë zyrtarë publikë të cilët posedojnë aksione në shumë kompani, mirëpo nuk paraqesin të ardhurat nga këto kompani në formularët e dorëzuar në Agjencionin Kundër Korrupsion, nuk i paraqesin të ardhurat e tyre si të hyra vjetore, e numri i tyre mund të themi se është mjaft”, tha drejtoresha Demolli. Të dhënat e përdorura në këtë platformë janë raporte të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, por që këtu na vijnë të ripërpunuara dhe shumë më lehtë të çasshme. /gazetaexpress

Tags: 10kosovepasurzyrtare

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Cila është e vërteta që Haradinaj u thirr në Hagë? Berisha zbulon ‘armiqtë’ që e donin pas hekurave

Rajmonda Bulku përgënjeshtron Ramën: Teatri të mos shembet!

Transferimi në Serinë A, 2 klube italiane kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

by mirseda
13:03 | 06/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Bordi ka ulur me 2 lekë...

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

12:40 | 06/06/2026

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

12:18 | 06/06/2026

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com