Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Nga: Lutfi Dervishi

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk është rast i veçuar: lidhjet me Rusinë shkojnë më thellë dhe “Rusia collusion” në Shqipëri nuk ka nevojë për një prokuror si Robert Muller për ta provuar.

Vetëm gjatë javës së fundit, me fakte dhe prova, me zë dhe me figurë, është dëshmuar sheshit “lidhja ruse”.
Duke ndjekur parimin “të fshihemi në vendin më të dukshëm”, Basha gjithë aktivitetin e tij pro rus e ka bërë në shesh, para Kryeministrisë, para Parlamentit dhe para godinës së Ministrisë së Brendshme.

1.Aktori që ka luajtur filmin “Skënderbeu” është rus. Filmi është prodhim rus dhe autoritetet po hetojnë për të parë se çfarë mesazhesh po përpiqet t’i përcjellë Moskës, Lulzim Basha.

2.Një tjetër sinjal i deshifruar, por jo plotësisht, mbetet deviza e shpallur e opozitës: “Asnjë hap pas”. Me djegien e mandateve është e qartë se nuk ka më hapa pas, por ky urdhër është dhënë nga Stalini në Luftën e Dytë Botërore, në dimrin e 1941-shit. Sinjali këtu është më i qartë: Opozita po i thotë Moskës se nuk do të ketë asnjë hap pas. Tani gjithë përpjekjet janë për të gjetur shtigje të pashkelura për të ecur përpara.

3.Kryetari i opozitës – dhe jo vetëm ai – ditët e fundit i kanë mëshuar shumë togfjalëshit “krim dhe ndëshkim”. Mediat këtu e kanë interpretuar si kryqëzatë ndaj abuzuesve të pasurisë publike me në krye oligarkët vendas. Por këtu zbulohet që lidhja me rusët është më e thellë, ajo daton në vitin 1866, vit kur autori rus Fjodor Dostojevski shkroi romanin e famshëm “Krim dhe ndëshkim”. Ka dyshime të bazuara që lidhja është më e thellë, sepse Basha po përdor dendur fjalën “luftë” dhe më rrallë fjalën “paqe”.

“Nuk ka më paqe!” – kërcënon ai. “Luftë kërkoni, luftë do të keni”. Analiza na çon te viti 1860, pikërisht te Leo Tolstoi, që shkroi romanin “Lufta dhe paqja” në kohën e luftërave napoloneike. Po shihet mundësia për të hetuar edhe lidhjen me shërbimet franceze. Analistët janë të ndarë për këtë referim: një pjesë përqendrohen te mesazhi i filozofisë së mbijetesës te “Lufta dhe paqja” dhe një pjesë tjetër te fakti që ngjarjet në këtë libër shtrihen në 50 vjet!

4.Ditën që u realizua çerekrrethimi i 7-të i Parlamentit është faktuar se në restorantin XXX3, Lulzim Basha ka porositur gjatë drekës së vonë sallatë ruse dhe për ta çuar provokimin deri në fund, kur kamerieri ka pyetur për pije, ai me një buzëqeshje tinëzare ka thënë: Vodka!

Ndërsa fliste për të ndjerin Ali Mema, ikonë e futbollit të Shqipërisë, Basha është dëgjuar të thotë se Rusia ka skuadër të mirë futbolli. Ky duhet të jetë një kod i fshehtë, sepse dihet botërisht që as rusët nuk kanë ekip të mirë futbolli dhe as Basha nuk është në gjendje të thotë dallimin mes një loje futbolli me dy porta dhe një loje futbolli me një portë.

5.Në çdo fjalim para protestuesve, Basha i ka bërë thirrje popullit të bashkohet rreth PD-së dhe u ka dhënë porosi kryetarëve të degëve për të punuar për Shqipërinë e Bashkuar… një referim i qartë si kristali për partinë e presidentit rus Putin – “Rusia e Bashkuar” (Jedinaja Rossija).

6.Basha ka krahasuar kryeministrin Rama me Maduron e Venezuelës. Rusët kanë dërguar trupa speciale për të mbrojtur Maduron. Referimi te Maduro po analizohet për të parë mos ka ndonjë ide të ngjashme edhe në opozitën e Tiranës.

7.Është provuar që Rusia ndërhyrjen më efikase e ka te procesi zgjedhor. Padurimi i Bashës për të pritur zgjedhjet e 2021-shit dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme është avancim i objektivave ruse në rajon.

8.Shqiptarët dihet që janë populli më proamerikan në botë. Antiamerikanizmi është politikë ruse. Disa qëndrime të opozitës kundër ambasadës në Tiranë dhe lobimi për të mos emëruar ambasadoren në Senatin Amerikan janë jo vetëm sinjale, por vepra konkrete në favor të politikës ruse.

9.Rusia nuk dëshiron zgjerimin e BE-së. Me djegien e mandateve, opozita po kontribuon që Shqipëria të mos hapë negociatat në qershor me Brukselin. Nuk duhet harruar që “Russia Today” ka marrë një intervistë të Bashës, dhënë agjencisë amerikane AP.

10.Nuk është i rastësishëm caktimi i datës 13 prill për protestën popullore. Ky është një sinjal sinkronizimi me Moskën. Data 13 nuk është vetëm simbolike. Dihet që Rusia është i vetmi vend në botë që ka 13 zona orare. Nëse më datë 13, protesta do të njoftohet për në orën 13:00, nuk ka më asnjë dyshim për “lidhjen ruse”.

Tags: bashalidhja ruseLutfi Dervishi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
E fundit/ Lojtari i kombëtares ndryshon skuadër, por jo kampionat

E fundit/ Lojtari i kombëtares ndryshon skuadër, por jo kampionat

70-vjetori i NATO-s: Mësimet që aleanca ka nxjerrë nga Lufta e Ftohtë

70-vjetori i NATO-s: Mësimet që aleanca ka nxjerrë nga Lufta e Ftohtë

Jep papritur dorëheqjen prokurori i dosjes ‘Dajti’

Jep papritur dorëheqjen prokurori i dosjes 'Dajti'

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com