E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

E fundit/ Lojtari i kombëtares ndryshon skuadër, por jo kampionat

Egzon Binaku, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka ndryshuar skuadër, pasi nuk ishte i kënaqur me minutat që kishte në dispozicion. Binaku ka lënë Malmon dhe është bashkuar me rivalët e Norrkopingut në kampionatin suedez.

Lajmi është bërë publik nga klubi i Norrkopingut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku Binaku prezantohet si përforcimi më i ri.

Mbrojtësi i krahut të majtë, kishte humbur së fundmi vendin e titullarit te Malmo, teksa nuk ishte në planet e trajnerit. Binaku u bashkua me Malmon në dhjetor të vitit 2017, duke u aktivizuar 18 ndeshje në kampionat dhe 2 në Ligën e Europës.


“Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re. Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua ti falënderoj të gjithë”-është shprehur  23-vjeçari gjatë prezantimit në klubin e ri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbërrin i ftohti polar, temperaturat ulen deri në -4 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të sjellin mot pa reshje, por të ftohtë. Në mbrëmje...

FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon

Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon. Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon...

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...