Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

10 arsyet pse koronavirusi doli nga laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës

5 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
10 arsyet pse koronavirusi doli nga laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës

Në një kohë krize, gjëja e fundit që do të dëshironte dikush është përhapja e frikës, sidomos nëse ajo nuk bazohet në fakte, por vetëm mbi thashetheme.

Por kur të nis të shtyrtosh pretendimet se epidemia që tashmë ka infektuar mbi 300 mijë njerëz në të gjithë botën, është prodhuar në një laborator virologjie në Wuhan, ai nis të duket si gjithçka tjetër, përveçse jo një teori konspirative.

COVID-19, doli aksidentalisht nga laboratori i virologjisë

Varianti zyrtar është se koronavirusi u shfaq në një treg kafshësh në Wuhan.

Kafshët e papastra të shitura atje e mbartnin virusin me vete, kanë sugjeruar shkencëtarët kinezë, dhe për pasojë disa blerës të pafat u bënë përhapës të asaj që më pas u bë një pandemi.

Por fakt është se pacientët e parë me COVID-19, nuk kishin asnjë lidhje me tregun. Tani vetë shkencëtarët kinezë, kanë nisur që ta braktisin këtë teori. Shumë njerëz, dyshojnë se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, që ndodhet në anën tjetër të rrugës, përballë me tregun e përfolur të kafshëve.

Laboratori i Virologjisë në Wuhan, po studionte koronaviruset e lakuriqëve të natës

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan, nuk është vetëm një zyrë administrative.

Shkencëtarët brenda asaj ndërtese po kryenin kërkime të shumta, përfshirë studime mbi koronaviruset që prekin lakuriqët e natës. Ky institut, kishte qenë në ballë të hulumtimit të shkaqeve të virusit të SARS-it, dhe ishin studiuesit kinezë ata që provuan se epidemia e fundit e SARS-it e kishte origjinën tek lakuriqët e natës.

Studiuesit kishin mbledhur lakuriqë të infektuar me koronavirus të paktën që nga viti 2012, dhe ata po përqendroheshin tek çështja, nëse kjo kafshë mund ta përhapte sëmundjen tek qeniet njerëzore. Dhe kur nisi epidemia, në laboratorët e Wuhan-it kishte qindra lakuriqë nate.

COVID-19, përputhet 96 për qind me virusin e lakuriqëve në laboratorin e virologjisë

Koronavirusi, është thjesht i ngjashëm me koronaviruset e lakuriqeve në natës në përgjithësi. Por ai ka një ngjashmëri shumë specifike me koronavirusin e lakuriqeve, që mbahej në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Jo çdo koronavirus që gjendet tek ky gjitar, ka një përputhje në masën 96 për qind. Kur një laborator tjetër e krahasoi COVID-19 me koronaviruset e tyre, përputhja më e afërt ishte 88 për qind.

Një lakuriq i infektuar, përgjaku një studiues pak para epidemisë

Ndërsa nuk ka gjasa që Instituti i Virologjisë në Wuhan, të ketë infektuar qëllimisht njerëzit e tij, nuk do të ishte e vështirë që dikush të prekej rastësisht. Imagjinoni sikur një lakuriq nate të sulmonte një studiues, dhe të derdhte gjakun e tij mbi lëkurën e njeriut.

Dhe kjo është ajo që ndodhi. Sipas një raporti nga studiuesit kinezë Botao dhe Lei Xiao, studiuesi Junhua Tian raportoi një ngjarje të tillë në një intervistë për “Changjiang Times”.

Tian pretendon se e karantinoi veten, për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes, por si duket virusi ka arritur që të dalë prej andej.

Virusi i SARS-it, doli dy herë nga një laborator i Pekinit

Më 4 prill 2004, një studente praktikante që punonte në një laborator të virologjisë në Pekin, u diagnostikua me SARS.

Ajo ishte infektuar gjatë hulumtimit të virusit, dhe pa e ditur këtë kishte dalë në publik, duke shkaktuar gati një epidemi të dytë.

Dy javë më vonë, një tjetër student pasuniversitar që punonte në të njëjtin laborator, bëri saktësisht të njëjtën gjë.

Laboratori i Wuhan-it, ishte duke testuar një virus që ngjan me COVID-19

Më 18 nëntor 2019, pak para shpërthimit të epidemisë, instituti shpalli një njoftim ku kërkonte studentë pasuniversitar, që të ndihmonin në studimin e koronavirusit tek njerëzit dhe lakuriqët e natës.

Kjo nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Por një detaj në atë njoftim, ishte disi shqetësues.

Ai thotë se instituti ishte veçanërisht i interesuar për mekanizmat molekularë, që e lejojnë koronavirusin të qëndrojë i “fjetur” për një kohë të gjatë, pa shfaqur simptoma.

Studiuesit e laboratorit, kishin krijuar një koronavirus të ri

Stafi në Institutin e Virologjisë, nuk po punonte vetëm mbi kurat ndaj koronaviruseve. Ai po zhvillonte viruse të reja.

Në vitin 2015, dy studiues të institutit morën pjesë në një eksperiment ndërkombëtar të drejtuar nga shkencëtari amerikan Ralf Bariç.

Synimi? Krijimin e një koronavirusi të ri, me aftësinë për të infektuar qeniet njerëzore. Një pjesë e madhe e komunitetit shkencor, u zemërua nga ky eksperiment.

Ata u shprehën se nëse virusi do të dilte aksidenalisht jashtë, “askush nuk mund ta parashikojë trajektoren e tij”.

COVID-19, ka ngjashmëri të frikshme me HIV

Sipas një studimi të diskutueshëm në Indi, në disa aspekte ky koronavirus ka një “ngjashmëri të madhe” me HIV-in.

Madje barnat që përdoren kundër HIV, po dëshmohen si shumë efektive në trajtimin e kësaj sëmundje, dhe shumica e pacientëve kanë një numër të ulët të rruazave të bardha të gjakut, diçka që nuk ndodh me asnjë formë tjetër të koronavirusit.

Nuk ka ende asnjë provë të fortë se COVID, është një virus i krijuar nga njeriu. Por nëse shkencëtarët gjejnë prova se është kështu, ka shumë arsye për t’u shqetësuar.

Qeveria komuniste kineze, urdhëroi në fillim fshehjen e epidemisë

Specialisti i sëmundjeve infektive Daniel Lusej, ka rishqyrtuar të dhënat që Kina kishte në dispozicion kur shpërtheu epiodemia, dhe u habit nga ajo që zbuloi.

“Historia e tyre zyrtare, thjesht nuk ka asnjë kuptim. Kina duhet ta ketë kuptuar, se epidemia nuk e ka origjinën tek tregu i kafshëve”, thotë Lusej.

Ndërkohë më 2 janar 2020, një ditë pasi tregu u fajësua për sëmundjen, Instituti i Virologjisë Vuhan kërkoi “ndalimin e informacioneve” mbi CoVid-19.

Gjithsesi, disa shkencëtarë treguan të vërtetën në mediat sociale, edhe pse u burgosën disa ditë më pas.

Qeveria kineze, e ka forcuar sigurinë në laboratorin e Wuhanit

Më 14 shkurt, presidenti Xi Jiping theksoi në një fjalim nevojën për të frenuar përhapjen e CoVid-19.

Kinezët, tha ai, duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë, në mënyrë që të riparojnë të metat, që ka nxjerrë në pah kjo epidemi.

Të nesërmen, Ministria Kineze e Shkencës dhe Teknologjisë, publikoi një direktivë të re me titull: “Udhëzime për forcimin e menaxhimit të biosigurisë në laboratorët e mikrobiologjisë, që merren me studimin e viruseve të përparuara si koronavirusi i ri”.

Dhe në Kinë, ka vetëm një laborator të mikrobiologjisë që merret me viruse të avancuara: ai është Instituti i Virologjisë në Wuhan. /TIRANA TODAY 

Tags: kinekoronaviruslaboratorvirologji

TË LIDHURA

Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve
Aktualitet

Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve

19:55 | 21/05/2025
“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët
Aktualitet

“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

19:49 | 21/05/2025
OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve
Aktualitet

OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve

19:15 | 21/05/2025
Next Post
Pacientët e prekur/Bino: Vetëm tre prej tyre ndodhen në reanimacion, dy janë rëndë

Pacientët e prekur/Bino: Vetëm tre prej tyre ndodhen në reanimacion, dy janë rëndë

Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë

Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë

“Do t’i mbahet rroga 3 muaj”/ Rama paralajmëron punonjësit e administratës

“Luftë në kolltuk është dreqi e mori”/Rama flet për masat kufizuese

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar
Showbizz

Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar

by mirseda
19:58 | 21/05/2025
0

Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka folur hapur për raportin e saj...

Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve

Juristët dhe ekonomistët “pushtojnë” Kuvendin, ja profesionet e 140 deputetëve

19:55 | 21/05/2025
“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

“Visi negociatori më i mirë i kokainës”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

19:49 | 21/05/2025
OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve

OPERACIONI URA/ Njoftimi zyrtar i SPAK: Pagesat bëheshin nëpërmjet autobusëve

19:15 | 21/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com