Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

1 vit president, amerikanët të pakënaqur me punën e Trump

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
1 vit president, amerikanët të pakënaqur me punën e Trump

Sot mbushet 1 vit që Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai bëri disa premtime gjatë fushatës elektorale, të cilat bënë që shumica e shtetasve amerikanë t’i besojnë atë mandatin e presidentit.

Disa nga premtimet më të bujshme të Trump ishin vendosja e një muri në kufi me Meksikën dhe eliminimi i reformës së kujdesit shëndetësor të presidentit paraardhës, e njohur si Obama Care.

Sot, një vit pas ardhjes së Trump në krye të SHBA-ve, mijëra amerikane pritet të dalin në protesta për të shprehur pakënaqësinë me punën e deritanishme të presidentit amerikan.

Trump rezulton presidenti më pak popullor në 70 vite sipas një sondazhi të Washington Post dhe të kanalit televiziv Abc News.

Kështu, më pak se 4 në 10 amerikanë e mbështesin dhe janë të kënaqur me punën e Trump, ndërsa 60% thonë se nuk e miratojnë atë.

Por, ka persona që popullaritetin e ulët të Trump ia atribuojnë medias, për shkak të raportimit kryesisht negativ.

Kështu deklaron zëdhënësja Hackubee Sanders, e përmendi një studim të pavarur që tregon se mbulimi i Presidentit në disa rrjete televizive është 93 për qind negativ, krahasuar me 40 për qind gjatë vitit të parë të presidencës së Barack Obamës.

Të ballafaquar me këtë armiqësi të perceptuar, Presidenti Trump ka rishkruar rregullat për komunikimet presidenciale, duke u fokusuar në komunikimin nëpërmjet Twitter-it:

“Trump përdor Twitter-in për të anashkaluar shtypin në mënyra që përcjellin një mospërfillje të plotë për rolin e gazetarisë në shoqëritë demokratike”, thotë profesori i komunikimit në Universitetin e Stanford-it, Theodore Glasser.

Studiuesi presidencial Mahaffee thotë se Trump e kuptoi në fillim se si mund të shfrytëzonte përçarjet partiake dhe mosbesimin e publikut ndaj mediave.

“Mediat sociale lejojnë që gjuha më e ashpër dhe sensacionalizmi të triumfojnë mbi faktin dhe arsyen,” tha Mahaffee për Zërin e Amerikës. “Presidenti Trump përdori këto përçarje për qëllimet e tij për t’u zgjedhur, dhe qasja e tij ka qenë thellimi i mëtejshëm i përçarjeve për qëllimet e tij për të qeverisur.”

Sipas akademikëve, arritjet e Trump përgjithësisht mungojnë, teksa theksohet se republikanët kanë dështuar në përmbushjen e premtimit për reformimin e kujdesit shëndetësor dhe sistemit të taksave pavarësisht se ata kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Megjithatë, lufta ndaj ekstremizmit islamik dhe udhëtimi i Trump në Lindjen e Mesme konsiderohen arritje të mëdha të presidentit amerikan.

“Ai ka bërë një punë shumë të mirë në ndërtimin e marrëdhënieve me shumë partnerë dhe aleatë kryesorë, veçanërisht Kryeministrin japonez Abe dhe Presidentin kinez Xi të cilët po ndihmojnë në rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut.

Në Arabinë Saudite, fjalimi që ai mbajti para, besoj se ishin 68 vende me shumicë myslimane, duke sjellë shumë prej këtyre individëve bashkë për të punuar në luftimin e terrorizmit; ky ishte një moment historik”, u shpreh zëdhënësja Huckabee Sanders.

Tags: Donald TrumppresidentprotestapunaSHBASondazhette pakenaqur

TË LIDHURA

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë
Bota

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë
Bota

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Next Post
Dy shqiptarët kyçin gojën, njëri u nis për spital dhe përfundon në burg (emrat)

Dy shqiptarët kyçin gojën, njëri u nis për spital dhe përfundon në burg (emrat)

“Arrestimi i peshqve të mëdhenj”, ish- ministri ironizon: Urdhri u dha, këta s’dinë të peshkojnë

“Arrestimi i peshqve të mëdhenj”, ish- ministri ironizon: Urdhri u dha, këta s'dinë të peshkojnë

Mediat serbe: Ç’pritet të ndodhë gjatë vizitës së Haradinajt në Bruksel

Mediat serbe: Ç’pritet të ndodhë gjatë vizitës së Haradinajt në Bruksel







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri
Politikë

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

by mirseda
21:02 | 29/01/2026
0

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është hapur ekspozita “Spaces in Dialogue”. Kryeministri Edi Rama mori...

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

19:51 | 29/01/2026
Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com