Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zyrtari i lartë i OSBE hap shtegun për dialog mes palëve

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zyrtari i lartë i OSBE hap shtegun për dialog mes palëve

Në Tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kërkuan që dialogu mes palëve për Reformën Zgjedhore të garantonte gjithëpërfshirje dhe të koordinohej nëpërmjet një mekanizimi të posaçëm që përfshinte një përfaqësues të Parlamentit dhe një përfaqësuesi të Opozitës së Bashkuar, në ndërmjetësimin dhe prezencën edhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Menjëherë pas Tryezës, Ambasadori Bochard u shpreh se OSBE nuk mund të luajë rolin e kërkuar nga Partia Demokratike dhe opozita dhe se nuk mund të jenë prezent dhe ndërmjetësues në këtë proces.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Greminger, gjatë vizitës së sotme në Tiranë ka mbajtur një tjetër qëndrim. Zyrtari i lartë i OSBE, në konferencën e përbashkët me Ministrin Cakaj, u shpreh qartësisht se OSBE është e gatshme të ofrojë tre gjëra në kuadër të Reformës Zgjedhore:

1- Të sjellë ekspertizë teknike për standardet zgjedhore;

2- Të kujtojë angazhimet që duhet të përmbushë Shqipëria në kuadër të Reformës Zgjedhore;

3- Të ndërmjetësojë dialogun mes palëve politike.

Pika e tretë e angazhimeve që mund të marrë OSBE në kuadër të Reformës Zgjedhore, pra ndërmjetësimi dhe prezenca e partnerëve ndërkombëtar në diskutimet mes palëve, është në fakt kërkesa që ka paraqitur Partia Demokratike, për ti bërë bashkë palët në realizimin e Reformës Zgjedhore. Kujtojmë se realizimi i Reformës Zgjedhore me përfshirjen e të gjitha partive politike është edhe një nga kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Kjo është hera e parë kur një zyrtar ndërkombëtar, që përfaqëson organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e zgjedhjeve, shpreh gadishmërinë për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes palëve në këtë proces.

Pas këtij zhvillimi të ri dhe gadishmërisë së shprehur publikisht nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, pritet të shikohet sjellja e Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, mbi kërkesën e opozitës, që për Reformën Zgjedhore të ngrihet një strukturë e posaçme me një përfaqësues të Parlamentit dhe një përfaqësues të opozitës, me prezencën, monitorimin dhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, shkruan “balkanweb”.

OSBE është e gatshme ta marrë këtë rol. A është i gatshëm Kryeministri ta pranojë këtë? Kjo mbetet të shihet në ditët në vijim. E rëndësishme në këtë moment është fakti që partnerët ndërkombëtarë dëshirojnë dialogun mes palëve për t’i dhënë fund krizës politike dhe për këtë janë të gatshëm edhe të luajnë rolin e ndërmjetësuesit.

Tags: OSBEpalëvepolitikezyrtar

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren

13:57 | 23/06/2025
Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin
Aktualitet

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

13:37 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren
Aktualitet

Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren

13:28 | 23/06/2025
Next Post
“S’ka projekt më fisnik se bashkimi kombëtar”, Berisha flet për Albin Kurtin

"S’ka projekt më fisnik se bashkimi kombëtar", Berisha flet për Albin Kurtin

Surprizat e motit, ja si pritet të jenë ditët e para të nëntorit

Surprizat e motit, ja si pritet të jenë ditët e para të nëntorit

Berisha: Kur drejtoja unë, asnjëherë s’na u vu kusht krimi i organizuar!

Berisha: Kur drejtoja unë, asnjëherë s’na u vu kusht krimi i organizuar!

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025




TË FUNDIT

ASGJË E RE TE TIRANA…! Klubi nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ende asnjë lojtar i afruar
Sport

ASGJË E RE TE TIRANA…! Klubi nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ende asnjë lojtar i afruar

by mirseda
14:42 | 23/06/2025
0

Asgjë e re përveç heshtjes te Tirana. Pas largimit të Bledi Shkëmbit, klubi ‘bardheblu’ ende nuk ka...

Gerta, e radhës që heqë filler-ët, ja si u transformua me kthimin në natyralitet

Gerta, e radhës që heqë filler-ët, ja si u transformua me kthimin në natyralitet

14:25 | 23/06/2025
Hailey Bieber heq unazën e martesës

Hailey Bieber heq unazën e martesës

14:17 | 23/06/2025
Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane

14:08 | 23/06/2025
Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren

Aksident me vdekje në Përrenjas, makina përplas kalimtaren

13:57 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com