Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zyrtari i lartë francez bën deklaratën e fortë, ka dy fjalë edhe për Ramën

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zyrtari i lartë francez bën deklaratën e fortë, ka dy fjalë edhe për Ramën

Ish-ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner, ka dhënë mendimin e tij lidhur me integrimin e  qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit në BE. Ai e ka cilësuar si lajm i mirë integrimin e Ballkanit Perëndimorë pranë familjes së madhe evropiane, pasi sipas tij një gjë e tillë do të ndihmonte për një Evropë të federalizuar dhe në një bashkim të plotë.

Një shkrim i publikuar nga portali evropian Euraktiv,  ku trajton shpesh çështje të rajonit tonë, Kushner thotë  se vendimi i Këshillit Evropian për t’i hapur rrugën procesit para negociator me Shqipërinë dhe Maqedoninë ishte një lajm i mirë për këto dy vende. Rezultati përfundimtar sipas Kushner duhet të vijë pa asnjë vonesë, për t’i hapur rrugën një perspektive reale për këto dy vende që të ecin drejt anëtarësimit së bashku, mbase në 2025.

“Të negociosh hyrjen në BE nuk është si të negociosh çmimin e një tapeti. Negocimi me BE-në është një proçes ku Blloku vendos standarde dhe kandidatët për anëtarë mundohen t’i plotësojnë ato.  Në Shqipëri, Komisioni Evropian caktoi 5 kushte për të bërë të mundur hapjen e negociatave zyrtare. Komisioni thotë tashmë se ato janë plotësuar të gjitha dhe se ka parë veçanërisht me shumë vëmendje përpjekjet e Tiranës për të pastruar sistemin e drejtësisë. Kjo ka qenë një betejë e jashtëzakonshme kundër interesave të ngushta, të cilat, herë pas here, pothuajse kanë paralizuar procesin politik dhe dialogun qytetar. Modeli i Shqipërisë për reformën në drejtësi po rekomandohet tashmë për zbatim në gjithë rajonin dhe ndërmjet disa prej anëtarëve aktualë të BE-së”.

Në shumë drejtime, qeveria e Kryeministrit Edi Rama i ka kaluar pritshmërinë dhe madje ka arritur disa standarde që do ta udhëheqin gjatë negociatave formale

Kushner i njeh meritën kryeministrit Rama dhe për ndikimin ne zhvillimet ne rajon.

“I shtyrë nga kjo mbështetje në vend, Rama ka qenë në gjendje të ndikojë zhvillimet në rajon. Është e drejtë të thuhet se pa inkurajimin e tij, revolucioni që solli zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni nuk do te kishte ndodhur, ndërsa marrëveshja për emrin me Greqinë do të kishte qenë e pamundur (pa ndikimin e Edi Ramës në partitë dhe komunitetin shqiptar).Në mënyrë të ngjashme, roli në prapaskenë i Ramës në nisjen dhe përparimin e bisedimeve midis Serbisë dhe ish-provincës së saj, Kosovës ka qenë tejet jetik”.

Shkrimin e tij ish kryediplomati francez e mbyll me një pyetje. Nëse BE-ja mundet që të vërë rregull brenda shtëpisë së vet deri vitin e ardhshëm dhe të ketë aq besim në të ardhmen, sa të fillojë të mendojë sërish për zgjerimin e mëtejshëm?

Shkrimi i plotë

Ndërsa ministrat e BE-së u përballën javën e kaluar me probleme thellësisht të vështira që vijnë nga çështja e emigrantëve, e Brexit-it dhe e rritjes së populizmit, ata arritën të gjenin gjithashtu, një mënyrë për të shmangur pengimin e integrimit të vazhdueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Çështja në fjalë ishte nëse dhe kur mund të nisin negociatat zyrtare me Maqedoninë dhe Shqipërinë, pavarësisht shqetësimeve të Francës, Holandës dhe Danimarkës. Ministrat ranë dakord t’i fillojnë negociatat pas një viti, duke autorizuar nisjen e menjëhershme të procesit analitik para negociator.

Rezultati përfundimtar duhet të vijë pa asnjë vonesë, për t’i hapur rrugën një perspektive reale për këto dy vende që të ecin drejt anëtarësimit së bashku, mbase në 2025, siç deklaroi Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker.

Ky është lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por është edhe lajm shumë i mirë për Europën federale, që pothuajse po e përfundon integrimin e kufijve territorialë jugorë të kontinentit.

Gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, pesë nga të cilët përbënin ish-Jugosllavinë dhe Shqipëria, duan të jenë pjesë. Nga këto, Serbia dhe Mali i Zi janë tashmë në poçes negocimi. Komisioni Evropian beson se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati t’i bashkohen.

Shumica e anëtarëve të BE-së janë dakord por vendimi kërkon votë unanime. Si përfundim, u vendos që të fillonin menjëherë përgatitjet për negociatat dhe që bisedimet formale të nisin pas një viti.

Le ta sqarojmë se ç’do të thotë kjo. Të negociosh hyrjen në BE nuk është si të negociosh çmimin e një tapeti. Negocimi me BE-në është një poçes ku Blloku vendos standarde dhe kandidatët për anëtarë mundohen t’i plotësojnë ato.

Në fakt, Maqedonia dhe Shqipëria kanë qënë duke negociuar dhe plotësuar standarde prej vitesh, përmes reformimit, rishikimit dhe ristrukturimit të institucioneve qeveritare. Maqedonia u bë kandidate për anëtarësim në 2005, Shqipëria në 2014. Në të dyja rastet u vendosën kushte që të dyja duhet t’i plotësonin para se të mund të fillonin negociatat formale. Kjo është pika ku ndodhemi tani.

Në rastin e Maqedonisë, çështja kritike ka qenë emri i saj, që është edhe emri i një province të rëndësishme në Greqinë fqinje. Kjo është një çështje mjaft motive për të dyja vendet, që mban mbi vete shekujt e shumtë të identitetit historik dhe kulturor.

Së fundmi, me negociatat e BE-së duke luajtur rol nxitës, qeveria e Maqedonisë ka rënë dakord për një kompromis. Do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, nëse parlamenti dhe referendumi pasues gjithashtu bien dakord për këtë.

Në Shqipëri, Komisioni Evropian caktoi pesë kushte për të bërë të mundur hapjen e negociatave zyrtare. Komisioni thotë tashmë se ato janë plotësuar të gjitha dhe se ka parë veçanërisht me shumë vëmendje përpjekjet e Tiranës për të pastruar sistemin e drejtësisë.

Kjo ka qenë një betejë e jashtëzakonshme kundër interesave të ngushta, të cilat, herë pas here, pothuajse kanë paralizuar procesin politik dhe dialogun qytetar. Modeli i Shqipërisë për reformën në drejtësi po rekomandohet tashmë për zbatim në gjithë rajonin dhe ndërmjet disa prej anëtarëve aktualë të BE-së.

Në shumë drejtime, qeveria e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i ka kaluar pritshmërinë dhe madje ka arritur disa standarde që do ta udhëheqin gjatë negociatave formale. Shqiptarët, duke përfshirë edhe shqiptarët etnikë në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë ndër më entuziastët lidhur me BE-në.

I shtyrë nga kjo mbështetje në vend, Rama ka qenë në gjendje të ndikojë zhvillimet në rajon. Është e drejtë të thuhet se pa inkurajimin e tij, revolucioni që solli zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni nuk do te kishte ndodhur, ndërsa marrëveshja për emrin me Greqinë do te kishte qene e pamundur (pa ndikimin e Edi Ramës në partitë dhe komunitetin shqiptar).

Në mënyrë të ngjashme, roli në prapaskenë i Ramës në nisjen dhe përparimin e bisedimeve midis Serbisë dhe ish-provincës së saj, Kosovës ka qenë tejet jetik.

Me fjalë të tjera, Rama po bën atë që BE-ja, e fokusuar diku tjetër, te Brexit-i, kriza e imigrantëve dhe rritja e reaksionarëve populistë, ishte tepër e shpërqendruar për të bërë në Ballkanin Perëndimor: të përgatiste rajonin në tërësi për anëtarësimin në BE, duke e plotësuar kështu Unionin me pothuajse gjithë Evropën.

Tanimë, çështja nuk është nëse Shqipëria dhe Maqedonia mund të realizojnë reforma më të thelluara, që sipas BE-së janë të nevojshme. Qeveritë e të dyja vendeve thonë se ndryshimi po shtyhet me shumë prej interesit kombëtar, sesa për të kënaqur Brukselin.

Pyetja e vërtetë është nëse BE-ja mundet që të vërë rregull brenda shtëpisë së vet deri vitin e ardhshëm dhe të ketë aq besim në të ardhmen, sa të fillojë të mendojë sërish për zgjerimin e mëtejshëm.

Tags: bëndeklaratënfortëfrancezlartëRamënzyrtari

TË LIDHURA

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët
Aktualitet

BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

19:51 | 01/10/2025
Next Post
Shënon një mbrojtës, zhbllokohet ndeshja Francë-Uruguai (Video)

Shënon një mbrojtës, zhbllokohet ndeshja Francë-Uruguai (Video)

Ju vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni!

Më në fund vjen lajmi i mirë, do ulen tarifat në Rinas

Foto/Kush është fieraku që mbajti peng adoleshenten, mister fati i vajzës

Foto/Kush është fieraku që mbajti peng adoleshenten, mister fati i vajzës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com