Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Zyrtari i DASH: Duhet të reformoni sistemin e burgjeve

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zyrtari i DASH: Duhet të reformoni sistemin e burgjeve

Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andrews, thotë se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ngritjen e strukturave të reja që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si SPAK dhe Byroja e Hetimit, mbetet i palëkundur. Këto komente ai i bëri për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë.

Zoti Andrews thotë ndër të tjera se zbatimi i masave antikorrupsion do të forconte dhe rolin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës, pjesë të rëndësishme të së cilës ai sheh dhe reformimin e sistemit të burgjeve

Zëri i Amerikës: Z. Andrews, faleminderit për mundësinë. Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri?

Jorgan Andrews: Shumë faleminderit. Është kënaqësi të jem me ju sot. Përfaqësoj një byro të Departamentit të Shtetit të SHBA – Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit. Jemi përgjegjës për zbatimin e ndihmës civile në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë në vendet anembanë botës. Jemi në 90 vende. Jemi krenarë që jemi partnerë me Shqipërinë dhe me policinë e sektorin e drejtësisë të Shqipërisë teksa ata ndërmarrin reforma për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e drejtësisë që iu ofrojnë qytetarëve të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Në raportin e DASH për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve theksohet se Shqipëria është gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, pse ka ardhur kjo?

Jorgan Andrews: Ka një numër arsyesh. Mendoj se mënyrat në të cilën drogat prodhohen dhe trafikohen kudo në botë po ndryshojnë. Mendoj se ka pasur përhapje jo vetëm të tipeve të drogave, me gjithë këto drogat sintetike, por që me globalizimin e logjistikës, korridoreve dhe rrjeteve, ka pasur edhe një përhapje të rrugëve të trafikimit. Pra, grupet kriminale ndërkombëtare kanë më shumë mundësi për të prodhuar dhe lëvizur drogat kudo në botë. Për pasojë, nuk duhet të habitemi që organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshi ato në Shqipëri, po shfrytëzojnë këto mjete në botën e globalizuar.

Zëri i Amerikës: Në raport thuhet se korrupsioni i përhapur e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Si i vlerësoni përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, drogës apo dhe pastrimin e parave dhe çfarë prisni më shumë?

Jorgan Andrews: Po ndalem së pari tek komenti juaj për korrupsionin. Dëshiroj ta filloj duke thënë se jemi të gjithë qenie njerëzore. Nuk ka rëndësi se nga vjen, nëse jepet mundësia, një përqindje e caktuar e njerëzve do të zgjedhin të jenë të korruptuar. Nëse nuk kemi institucione të forta, të afta dhe të besueshme që krijojnë shtysat e duhura për sjellje të ndershme dhe shkurajojnë sjelljen e pandershme. Një nga gjërat ku punojmë me homologët tanë në Shqipëri, teksa at andërmarrin nisma të ndryshme anti-korrupsion, është se përpiqemi t’i ndihmojmë për të ngritur institucionet që do të shkurajojnë korrupsionin tek njerëzit. Sepse në pikëpamjen tonë, korrupsioni është ai që minon çdo gjë në shoqëri. Pavarësisht nëse përpiqesh të krijosh një mjedis të mirë biznesi, të nxisësh investim nga kompani të huaja, të cilat do krijojnë vende pune për shqiptarët, apo nëse përpiqesh të qeverisësh dhe ofrosh shërbime për qytetarët – të gjitha këto gjëra minohen nga korrupsioni. Korrupsioni imponon kosto dhe në botën e globalizuar ku jetojmë, vendet tona nuk mund të jenë konkurruese nëse jemi të korruptuar.

Nuk konkurrojmë dot për biznes, nuk konkurrojmë dot për mundësi, nëse paguajmë çmim ekstra për shkak të korrupsionit. Kështu, homologët tanë shqiptarë në sektorin e drejtësisë, në polici dhe tjetërkund po shohin masa të ndryshme anti-korrupsion. Realizimi i kësaj do t’i bëjë më të fortë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare për të ulur përmasat e trafikimit njerëzor, trafikut të drogës, dhe të tjera veprimtari kriminale. Pra të gjitha këto janë pjesë e krijimit të një sistemi më të mirë, më të fortë, më të aftë drejtësie.

Zëri i Amerikës: Reforma në Drejtësi parashikon dhe ngritjes e strukturave të posaçme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe një njësi të posaçme hetimore e ngjashme me FBI-në amerikane, cilat janë pritshmëritë tuaja për këto dy organe të reja që pritet të ngrihen, cila do të jetë mbështetja konkrete që do të ofrohet nga SHBA?

Jorgan Andrews: Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përfshi zyrën që unë përfaqësoj, si dhe partnerët tanë në Departamentin e Drejtësisë mbështesin fort përpjekjet shqiptare për të ngritur këto struktura të reja anti-korrupsion. Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave. Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët. Pra, përkushtimi ynë është i palëkundur. Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto organizata. Por gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, me përparimet që Shqipëria do të bëjë, do të kërkohet gjithnjë e më pak ndihmë sapo këto institucione të ngrihen dhe të fillojnë të funksionojnë mirë.

Zëri i Amerikës: Së fundmi u njoftua për një mbështetje prej 920 mijë dollarësh amerikanë për përmirësimn e sistemit të burgjeve në Shqipëri, konkretisht, çfarë synohet përmes kësaj mbështetjeje?

Jorgan Andrews: Më vjen mirë që më pyetët për këtë. Jemi në proces hartimi të një program të lidhur me sistemin e burgjeve. Si një person që ka qenë i përfshirë në programet tona të ndihmës për sistemet e burgjeve në vende të tjera, e njoh mirë këtë lloj pune. Në përgjithësi, kur përfshihemi në punën me burgjet, kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reformuar të gjithë systemin. Qeveria e Shqipërisë ka nivel të lartë vullneti politik të investuar në reformimin e të gjithë sistemit.

Kemi vënë re në vende të tjera se nëse reformohet policia, kjo nuk mjafton nëse gjykatat dhe burgjet nuk reformohen. Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në sistemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu.

Tags: burgjedashsistemzyrtar

TË LIDHURA

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!
Politikë

Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!

17:52 | 11/10/2025
Next Post
“Pushoni ja q*fsha ropt”, moderatorja shqiptare: Duan të më prishin imazhin, është sulm politik! (VIDEO)

"Pushoni ja q*fsha ropt", moderatorja shqiptare: Duan të më prishin imazhin, është sulm politik! (VIDEO)

“M’u bë havale kjo puna e burrit”, Mira Kazhani rrëfen jetën si një beqare (VIDEO)

“M’u bë havale kjo puna e burrit”, Mira Kazhani rrëfen jetën si një beqare (VIDEO)

Lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut, pritet të bëhet anëtare e…

Lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut, pritet të bëhet anëtare e...







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë
Sport

Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë

by mirseda
19:57 | 11/10/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi për herë të parë formacionin e Kombëtares duke qenë 1 orë e...

Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes

Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes

19:53 | 11/10/2025
“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:49 | 11/10/2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

19:26 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com