Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zyrtare/ Protestuesit në Francë fitojnë, pezullohet taksa e karburantit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Zyrtare/ Protestuesit në Francë fitojnë, pezullohet taksa e karburantit

Kryeministri francez Edouard Philippe thotë se taksa e planifikuar e karburantit është pezulluar, pas disa javë protestash të mëdha nga qytetarë të veshur me xhaketa të verdha të sigurisë. Në një fjalim televiziv, Philippe tha se “Asnjë taksë nuk meriton të rrezikojë unitetin e kombit”.

“Së bashku me Presidentin e Republikës, anëtarët e parlamentit, e dëgjojmë këtë zemërim dhe e vlerësojmë realitetin, forcën dhe seriozitetin e situatës. Është zemërimi i francëzëve që punojnë, që punojnë shumë dhe që e kanë të vështirë të përballojnë jetesën”.

Tërheqja vjen pas protestave kundër taksës së karburantit që shkaktoi trazira në Paris, me njerëzit që plaçkitën dyqanet, dogjën makina dhe shkruan me grafiti mesazhet e tyre në Harkun e Triumfit dhe Varrin e ushtarit të panjohur.

Kryeministri francez Edouard Philippe njoftoi sot një pezullim të rritjes së taksave të karburantit, një kthesë e madhe në përpjekje për të qetësuar lëvizjen e protestës që ka radikalizuar dhe e ka çuar Parisin në kaos.

Pas trazirave në kryeqytet, më të rëndat në dekada, Philippe e tërhoqi mbështetjen për rritjen e planifikuar të taksës, e cila ishte vendosur të hynte në fuqi në janar dhe që tani po shtyhet deri në verë.

“Jam i bindur se nëse shteti duhet të mbetet i fortë dhe i vendosur, së pari ai duhet të garantojë paqen publike. Është një domosdoshmëri për të qeverisur Francën, por asnjë taksë nuk meriton të rrezikojë unitetin e kombit”, tha kryeministri.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi rritjen e taksës së karburantit muajin e kaluar si pjesë e një plani për ta kaluar Francën nga lëndët djegëse fosile në burimet e ripërtëritshme të energjisë në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike.

Parisianët e zemëruar veshën xhaketa të dallueshme të trafikut që u kërkohet të mbajnë në makinat e tyre dhe dolën në rrugët e qytetit historik më 17 nëntor për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve. Protestat janë rritur duke përfshirë një numër ankesash, me protestuesit që pretendojnë se qeveria e Macronit nuk do t’ja dijë për problemet e njerëzve të zakonshëm.

Tags: e karburantitfitojneFrancepezullohetprotestuesittaksazyrtare

TË LIDHURA

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme
Bota

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026
Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH
Bota

Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH

09:05 | 16/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Next Post
Skandal/Zbulohet dokumenti tronditës, Luftëtari drejt shpërbërjes

Skandal/Zbulohet dokumenti tronditës, Luftëtari drejt shpërbërjes

Pompeo kërcënon rusët, kinezët dhe iranianet: Luftë nëse thyeni paktet siç keni bërë deri më sot

Pompeo kërcënon rusët, kinezët dhe iranianet: Luftë nëse thyeni paktet siç keni bërë deri më sot

Pronat në Himarë/Biznesmeni i ‘kërkon llogari’ ambasadores greke në Tiranë: Cili është roli juaj

Pronat në Himarë/Biznesmeni i ‘kërkon llogari’ ambasadores greke në Tiranë: Cili është roli juaj







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…
Aktualitet

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

by mirseda
15:14 | 16/02/2026
0

Gjykata Administrative mbajti sot seancën me paditëse aktoren Anila Bisha, e cila kërkon sigurim padie dhe pezullimin...

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

15:04 | 16/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj  gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

14:25 | 16/02/2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

“Lëshojne fletë-arreste si të jenë ftesa dasmash”, Rama: Mbushin CV-në për te SPAK

14:23 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com