Zyrtare, Xhorxhinjo Vijnaldum i bashkohet Parisit me kosto zero pasi mbylli kontratën me Liverpulin.
Kampioni i Europës dhe Botës me ‘Të kuqtë” bëhet afrimi i parë i rëndësishëm tek parizienët këtë merkato pasi ishte përshëndetur më parë me shokët, trajnerin Klop dhe tifozët në Anfield.
Vijnaldum pritet të fitojë dyfishin e rrogës në Francë. Levizja vjen si zhgënjim për tifozët e Barcelonës që e pritën që nga janari lojtarin.
Mesfushori nis ndërkohë dhe aventurën e tij me kombëtaren portokalli në Euro 2020, ku Hollanda ndeshet me Austrinë, Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut.