Kosova ka konfirmuar dy rastet e para të prekur nga koronavirusi. Pas kryerjes së analizave për 15 raste, 2 kanë rezultuar pozitiv. Njëri nga ta është kosovar dhe një tjetër nga Italia.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme. Vitia shoqërohej nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti ka ftuar qytetarët që të mos shfaqin panik, dhe të mos i drejtohet klinikave nëse kanë simptomat e virusit, por të lajmërojnë në numrat që janë vënë në dispozicion.
“Ne i ftojmë qytetarët për qetësi, të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panik, të mos paraqiten në klinikën infektive nëse kanë shenja të virusit. Të thërrasin në numrat e informacionit që janë vënë në dispozicion.
Ftohen të gjithë qytetarët që pa panik dhe me kujdes të shtuar t’i përmbahen udhëzimeve të rekomanduar nga institucionet shëndetësore”, tha Kurti.