Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zotohet Basha: Kushtetutë e re për kufizimin e pushtetit të kryeministrit

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zotohet Basha: Kushtetutë e re për kufizimin e pushtetit të kryeministrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur tek termi që ka artikuluar ditën e fundit ‘Kushtetuta e re”, ku ka sqaruar se ky horizont i ri kushtetues ka si qëllim kufizimin e pushtetit.

Basha tha për ”News24”, se më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare.

Sipas tij, reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve.

Pyetja: Z. Basha nё ditët tuaj tё fundit nё artikulimin tuaj politik keni përmendur edhe termin “Kushtetuta e re”, çfarë do tё thotë kjo dhe ndryshimi i kushtetutës si do tё nё qoftë se ju nuk do keni dot as numrat pas 25 Prillit.

Lulzim Basha: Unё kam folur pёr njё horizont tё ri kushtetues ku primare do tё jetё kufizimi i pushtetit sepse ne kemi ardhur nё kёtё situatё pёr shkak tё pushtetit absolut të një njeriu të vetëm i cili ka marrë peng vendin, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng shtetin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng mediat, ka marrë peng jetën e përditshme të qytetarit shqiptarë. Ky nuk është modeli për të ecur përpara, ky është modeli se si Shqipëria në 8 vite mbeti në vend numëro pothuajse në të gjitha fushat, dhe në shumë fusha eci prapa dhe shkatërroi shpresat e qindra e mijëra qytetarëve të saj shumë prej të cilëve sot kanë emigruar.

Që ky model të marrë fund, ne duhet patjetër që t’i japim Shqipërisë një qeverisje të modelit europian. Një qeverisje ku mbizotëron sundimi i ligjit, jo sundimi i vullnetit të njëshit dhe ku qytetarët janë të garantuar në të drejtat e tyre; të drejtat e tyre themelore, të pronës, të zhvillimit, të mundësive. Për këtë arsye do të nis një konsultim i gjerë popullor me gjithë faktorët e interesit, me të gjithë qytetarët, natyrisht edhe me gjithë forcat politike, edhe me opozitën e pas 25 prillit, do të jetë një proces gjithëpërfshirës që të shmang këtë katastrofë kombëtare të këtyre 8 viteve ku pushtetit u përqendrua në një palë duar dhe faturën e paguan dhe vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët.

Më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare, për rikthimin e institucioneve në duart e tyre dhe në këtë mënyrë për fuqizimin e individit shqiptar ku shteti të jetë shërbëtor i qytetarit dhe jo qytetari të jetë shërbëtor i institucioneve të korruptuara që nuk i shërbejnë qëllimeve që u ngarkon ligji apo interesat e qytetarëve, por i shërben xhepave dhe interesave të pushtetarëve.

Pyetje: Kundërshtarët tuaj politik ju kanë akuzuar se ju kërkoni të zhbëni reformën në drejtësi, sa e vërtetë është?


Lulzim Basha:
Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve sepse Partia Demokratike dhe unë kemi një zotim; t’i mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Ta zhvillojmë atë me një standard dhe të mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Kjo është dhe garancia e vetme që reforma në drejtësi të përfundojë me sukses dhe të jap rezultatet për të cilat ne e votuam me konsensus dhe unanimitet pothuajse 5 vite përpara, ndaj dhe garancia e vetme që reforma ne drejtësi të ketë sukses dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur të mos mbrojnë por të ndëshkojnë politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, është Partia Demokratike, është 25 prilli, është vota e qytetarëve shqiptar për ndryshim.

Tags: kufizim pushtetikushtetute e relulzim basha

TË LIDHURA

Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel
Aktualitet

Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel

11:47 | 16/01/2026
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,
Aktualitet

Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,

11:34 | 16/01/2026
SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri

11:24 | 16/01/2026
Next Post
Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Rritje e madhe e viktimave nga koronavirusi, sërish mbi 1 mijë raste të reja

Rusia dhe kostot e ndarjeve mbi politikën e jashtme të BE-së

Rusia dhe kostot e ndarjeve mbi politikën e jashtme të BE-së

Koronavirusi nuk përmbahet, në Japoni shfaqet një tjetër mutacion

Koronavirusi nuk përmbahet, në Japoni shfaqet një tjetër mutacion







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel
Aktualitet

Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel

by mirseda
11:47 | 16/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama i tha Politico se planet për një Bashkim Evropian me dy nivele janë një...

Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,

Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,

11:34 | 16/01/2026
SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri

SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri

11:24 | 16/01/2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës së tij

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës së tij

11:00 | 16/01/2026
Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset…

Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset…

10:42 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com