Ndonëse ka postuar një foto me familjen, duke qenë larg politikës, sërish qytetarët i bëjnë thirrje Jozefina Topallit të mos e lërë në mëshirë të fatit Partinë Demokratike.
Pasi u përjashtua nga lista e deputetëve në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli duket sikur është “dorëzuar” nga jeta e zhurmshme politike e kryeqytetit.
Ajo shihet edhe më rrallë në daljet publike, e një mënyrë për të qënë pranë qytetarëve është edhe postimi i fotove në rrjetet sociale.
Ish-deputetja demokrate, bën pjesë në atë kastë të pakët njerëzish që nuk i braktisi kurrë trojet e saj, madje gjithmonë i ka mbrojtur me fanatizëm. Ajo është pranë njerëzve të saj më të shtrenjtë, e këtë lumturi ka dashur ta ndajë me të gjithë.
Por qytetarët nuk hezitojnë edhe ta ngacmojnë tek pjesa që asaj i ‘dhëmb’ më shumë, PD-ja.