Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zjarret në Amazonë/ Brazili hedh poshtë ofertën për ndihma

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Zjarret në Amazonë/ Brazili hedh poshtë ofertën për ndihma

Brazili hodhi poshtë të hënën ndihmën nga vendet e Grupit G-7 për të luftuar zjarret në Amazonë, përmes një zyrtari të lartë i cili i tha Presidentit Francez Emmanuel Macron të kujdeset për “vendin e tij dhe kolonitë e tij”. Grupi G-7 të hënën premtoi dhjetëra miliona dollarë për të ndihmuar në luftën ndaj zjarreve në Amazonë dhe mbrojtjen e pyjeve të saj. Pas takimit Presidenti Macron iu drejtua presidentit Brazilian Jair Bolsonaro se “nuk mund të të lejojmë të shkatërrosh gjithçka”.

Onyx Lorenzoni, shefi i personelit të Presidentit Jair Bolsonaro tha për median G1 se Brazili e vlerësonte ofertën, por shtoi se ndoshta ato burime janë më të rëndësishme për të ripyjëzuar Evropën. Zoti Lorenzoni po i referohej premtimeve ndërkombëtare në takimin e G7-ës në Francë, që përfshinin 20 milion dollarë nga grupi, si dhe 12 milion dollarë nga Britania dhe 11 milion dollarë nga Kanada.

Otava kishte ofruar gjithashtu dërgimin e aeroplanëve të zjarrfikësve në Brazil. “Macron nuk arriti as të shmangte një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është një objekt i trashëgimisë botërore. Çfarë do ai t’i mësojë vendit tonë”, tha ai duke iu referuar zjarrit në prill që shkatërroi katedralen Notre-Dame.

Ministri Brazilian i Mjedisit, Ricardo Salles u kishte thënë më herët gazetarëve se fondet e G7 për të luftuar zjarret ishin mirëpritur. Por pas një takimi të presidentit Bolsonaro me ministrat e tij, qeveria braziliane ndryshoi kursin. “Brazili është një komb demokratik, i lirë që kurrë nuk ka pasur praktika kolonialiste dhe imperialiste, ndryshe nga ç’është ndoshta objektivi i francezit Macron”, tha Lorenzoni.

Tensionet janë rritur midis Francës dhe Brazilit, pasi Macron bëri të ditur se zjarret në Amazonë janë bërë një krizë ndërkombëtare dhe duhej të diskutoheshin si një përparësi kryesore në samitin e G7. Bolsonaro reagoi duke thënë se zoti Macron kishte një “mentalitet kolonialist”.

Ndërkohë zjarrfikësit në shtetin brazilian të Rondonias, vazhdojnë të hasnin vështirësi për të frenuar një zjarr që po përhapej me shpejtësi pranë një rezervati kombëtar pyjor të hënën. Zjarri është një nga mijëra flakët që kanë përfshirë Amazonën, pyllin më të madh tropikal në botë, në katastrofën mjedisore që ka ngjallur shqetësim global. Duke kaluar me shpejtësi në rrugët e pashtruara me një zjarrfikëse të vogël, zjarrfikësit ndoqën shtëllungat e tymit që ngriheshin mbi pyllin kombëtar Jacunda.

Grupi luftoi me flakët, duke hedhur ujë me tuba të lidhur me çanta shpine prej gome me ujë. Kur mbaroi uji, ata përdorën sharra dhe satra për të spastruar pranë zjarrit. Tymi nga zjarri e bënte të vështirë frymëmarrjen. Në muzg, dielli përvëlues në këtë pjesë të Amazonës, nuk shihej i mbuluar nga tymi i dendur që mbulonte horizontin si mjegull.

Menaxheri lokal i fermave Willian Sabara dos Santos tha se pylli duhet të ruhet dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar fermerët e vegjël: “Mendoj se shpyllëzimi ka kohë që ndodh, por vetëm tani është shtuar trysnia për ta ndalur. Nuk besoj se është intensifikuar aq shumë sa po thuhet. Po vihet në qendër të vëmendjes nga ato që po thotë Presidenti, por kështu është çdo vit: tym, zjarre të paligjshme”.

Tags: AmazonëBrazilofertëzjarr

TË LIDHURA

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

22:26 | 30/01/2026
Next Post
Berisha denoncon për hashashin në Librazhd: Fshati ruhet nga njerëzit e Taulant Ballës

Berisha denoncon për hashashin në Librazhd: Fshati ruhet nga njerëzit e Taulant Ballës

Mesfushori largohet nga Interi dhe kryen vizitat mjekësore me skuadrën e re

Mesfushori largohet nga Interi dhe kryen vizitat mjekësore me skuadrën e re

Vrasja e Indrit Çelës/ Berisha zbardh skemën: 50 mijë euro për të manipuluar dosjen

Vrasja e Indrit Çelës/ Berisha zbardh skemën: 50 mijë euro për të manipuluar dosjen







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

by mirseda
20:37 | 31/01/2026
0

Ka përfunduar protesta kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Kjo është protesta e katërt e kësaj lëvizjeje. Qytetarë...

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

18:27 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com