Pasditen e sotme një zjarr i madh ka rënë në Parkun Kombëtar të Lurës. Terreni i vështirë dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve.
Mësohet se për neutralizimin e flakëve është kërkuar ndërhyrja e Helikopterit të Forcave të Armatosura.
Drejt Parkut Kombëtar të Lurës është nisur një Helikopter i Forcave të Armatosura.
Akoma nuk ka informacion për shkaqet e zjarrit. Ndërkohë vijojnë përpjekjet për shuarjen e tij por terreni i vështire dhe erërat janë kundër zjarrfikësve.