Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun Veliaj se do të shpenzojë 1 miliard lekë nga taksat e qytetarëve shqiptarë për betonizimin e Parkut Rinia.
Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se sipas projektit që do të ndërtohet brenda 8 muajsh, parkut i hiqen 6 mijë metër katrorë sipërfaqe gjelbërim, ndërsa kushton 1 miliard lekë nga taksat e qytetarëve.
Teksa publikon foto nga projekti në fjalë, zëdhënësja e PD-së shkruan se po bëhet betonizim edhe nëntokë dhe mbi tokë në parkun e vetëm të ngelur në qendër të kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Veliaj jep 1 miliard lek nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia! Projekti i rradhës është heqja nga kurora e gjelbërt e Parkut Rinia e 6000m2 sipërfaqe gjelbërim.
Bashkia Tiranë me 30 Prill 2019 ka hapur procedurën e tenderimit me Objekt ”Rehabilitimi i Parkut Rinia” projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtoj në një fond limit 104,629,747 Lek .
Duke ju referuar dokumentave të tenderit përkatesisht projektit teknik të propozuar, ndërhyrjet konsistojnë në rikonceptimin e Parkut Rinia me qëllim ndërtimin e disa hapësirave të reja të emërtuara si sheshe, qe sjanë gje tjeter vetëm shtrim betoni.
Atë që bashkia e Veliajt përpiqet ta propagandojë si një projekt modern, në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës dhe betonizimi i të hapësirës së fundit të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt prej 6000 m2 .
Mos harrojmë që në 30 Dhjetor 2015, Bashkia ka miratuar edhe parkim nëntokësor, me 4 kate poshtë Parkut Rinia. Që do të thotë betonizim edhe nëntokë dhe mbi tokë tek parku i vetëm i ngelur në qëndër të Tiranës!