Shqipëria ka humbur ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas 45 minutave të parë të jashtëzakonshme, djemtë e Rejas kanë zhgënjyer në të dytën duke u mundur me Izraelin 1-2 në Tiranë. Kjo sfidë e dytë e Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B, ka lënë Shqipërinë me vetëm 1 pikë, pas barazimit me Islandën, ndërkohë që izraelitët kanë marrë 3 pikë në kryeqytetin shqiptar duke shkuar në 4 pikë në vendin e parë.
Grupi kryesohet nga Izraeli me 4 pikë në 2 ndeshje, teksa Islanda ka arritur të sigurojë 2 pikë. Në sfidën e sotme Armando Broja shënoi gol me penallti në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Izraeli shënoi dy gola me Solomon në minutën e 57-të dhe të 73-të.
Keqardhje e madhe për tifozët kuqezi, që kishin mbushur stadiumin. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por nuk mjaftoi forma e mirë e Brojës me shokë. Kombëtarja jonë renditet kështu e 3-ta në grup pas Izraelit që udhëheq me 4 pikë dhe pas Islandës me 2, në dy ndeshje të luajtura.