Dy fëmijë amerikanë janë zhdukur prej dy ditësh në Tiranë. Shtetasit Tadgh Bailey Kay, 17 vjeç dhe Tavish, 14 vjeç, rreth 1.50 cm i gjatë, rezultojnë të humbur, ndërsa denoncimin e ka bërë shtetësja amerikane Andre Grace B.
Dy adoleshentët janë parë për herë të fundit në zonën e Kodrës së Diellit’ në kryeqytetit, ndërsa mësohet se ata vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Ditën që humbi, Kay kishte veshur këpucë kafe, bluzë me jakë ngjyrë gurëkali dhe xhinse ngjyrë blu, ndërsa Tavish mbante veshur një bluzë jeshile.