Në një kohë kur monitorimi për pjesëmarrjen e administratës publike në aktivitete partiake, si asnjëherë tjetër është në nivel maksimal, kësaj optike i ka shpëtuar përfshirja e fëmijëve në fushatë.
Madje politika është treguar aq e pamëshirshme sa që ka guxuar të shfrytëzojë edhe festën e tyre të përvitshme, 1 Qershorin, për të propaganduar.
Kanë qenë të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI),të cilët kanë organizuar sot aktivitete argëtuese për fëmijët në pikërisht në qendër të Tiranës.
Në pamje të parë mund të thuhet se kjo nismë është humane dhe e mirëpritur, por bluza me siglat partiake të organizatorëve, tjetërsojnë tërësisht këtë qëllim.
Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve e miratuar edhe nga vendi ynë e ndalon përdorimin e fëmijëve në aktivitete që cenojnë edukimin e tij apo aktivitete të cilat nuk përputhen shkallën e pjekurisë së tij. (Këtu mund të lexoni të plotë Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve)
Neni 12, a dhe neni 32 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve
Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.
Neni 32
Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cenon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose shoqëror./ Tirana Today
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”164″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]