Pas takimit me ish-presidentin Bujar Nishani, presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj verdiktit të KPA-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Besnik Muçi. Për të cilën tha se nuk u surpriza për vendimin që u mor ndaj të zgjedhurit të tij si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një deklarate për mediat, kreu i shtetit ka hedhur sërish akuza ndaj atyre ndërkombëtarëve, që sipas tij kërkuan që çështja për “ngërçin” Kushtetues të dërgohet në Komisionin e Venecias për opinion final.
“Jam me deklaratën e Blushit tim, zero surprizë nga vettingu u partisë, që u shpall edhe para pak ditësh nga zv/ kryeministri për Mucin, nuk jam i habitur, se ka pasur presione politike që ditën e parë që hyri në zyrë për të penguar Xhaferllarin për të ushtruar detyrën e saj. Presionet i ka pasur nga shumica. Nuk besoj se keni harruar edhe deklaratën e Xhafajt, që i bëri presion dhe shantazh Vitore Tushës. Rama bllokoi Kushtetuesen me disa palaço ndërkombëtar.
SHBA janë si yll si shpirt se me ata i kemi bërë Kushtetutën. Presidenti është në kushtetutë dhe jo në rregulloren e ndonjë ambasade. Prandaj i kam ftuar të vijnë me ekspertët e tyre dhe t’u tregoj kushtetutën e Shqipërisë. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaco ndërkombëtar, referendumi. Edhe diplomatët të dalin me Ramën.
Duhet të marrim në dorë sovranitetin e vendit. Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese. Hipokritët që duan të cojë këto akte në Venecia, ata janë hipokrite, pasi duhet të conin zgjedhjen e Arta Markut, tani duan të shpëtojnë Dvoranin, pasi ka pasur garanci edhe nga disa ndërkombëtarë për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi për të vendosur”, deklaroi presidenti Meta.
LAJMI I FUNDIT/ Presidenca ‘hedh poshtë’ propozimin e Ambasadës Amerikane