Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Zgjidhja amerikane e Palmer për krizën dhe tre opsionet e opozitës”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Zgjidhja amerikane e Palmer për krizën dhe tre opsionet e opozitës”

Nga: Preç Zogaj

Pritshmëritë për vizitën e ndihmës zevendës-sekretarit të Shtetit amerikan për Euroazinë, Mathew Palmer, ishin të larmishme në Tiranë. Parashikimet po ashtu. Më të saktë rrezultuan ata që thanë se sa u takon zhvillimeve të brëndshme zoti Palmer do të rikonfirmonte qëndrimet e mbajtura më parë nga Departamenti i Shtetit, kësaj radhe ballëpërballë me aktorët politikë dhe mediatikë në Tiranë. Kështu ndodhi në fakt. Palmer tha se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve janë thelbësisht në kundështim me praktikat demokratike, se qeveria është zgjedhur sipas rregullave dhe me të punojmë mirë e ngushtë.

“I perket klasës politike të negociojë brënda vetes”, tha më tej, ndërsa nxiti partitë e opozitës të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit. Me këto qëndrime dhe me të tjera që janë bërë publike, zyrtari amerikan mund t’i ketë lenë të zhgënjyer ata që prisnin një “paketë”. Amerikanët na kanë mësuar të na ulin në tryeza sa herë ngrihemi prej saj. Por duhet të kuptojmë se koha ecen, marrëdhëniet hyjnë në dinamika të reja, rrethanat dhe kontekstet ndryshojnë, jo çdo gjë që u shkon në mendje politikanëve shqiptarë provokon domosdo ndëmjetësimin e tipit të vjetër nga partneri strategjik.

Kjo nuk do të thotë se janë indiferentë. Përkundrazi. Përveç historisë që i mban amerikanët si në shtëpinë e tyre në Shqipëri, kemi parë se bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve ka ardhur vetëm duke u forcuar . Amerikanët janë bërë më të shtëpisë se sa kanë qenë. E verteton impenjimi i tyre i jashtëzakonshëm për t’i dhënë Shqipërisë një mekanizëm ligjor që ka për synim të ndëshkojë në aulën e gjykatës të paprekshmit e korruptuar të sferave të larta.

Në të vërtetë, nëse thelbi i krizës politike në vend ka lidhje me pandëshkueshmerinë e krimeve zgjedhore dhe të korrupsionit në sferat e larta që riciklon këto krime, zgjidhja është pikërisht ndëshkimi me ligj i fajtorëve. Këtë mund ta bëjë drejtësia e re me mbështetje amerikane dhe europiane. Kanë rol në këtë luftë padyshim edhe retorikat , denoncimet, aktet politike,

amendamentet në reformën zgjedhore, ndryshimi i pushtetit- dhe do të kishin shumë me tepër se sa kanë po të mos e kishin djegur dukeshëm vlerën e tyre në dështimin për të bashkuar fjalët me veprat – por ndëshkimi me ligj i zyrtarëve të korruptuar dhe manipulatorëve të zgjedhjeve , që rëndom janë e njëjta gjë, vlen me shumë se fjalimet dhe gjestet politike. Vizita e Mathew Palmer në Tiranë ishte pohimi i zgjidhjes së dhënë, i zgjidhjes që është akoma në kantier derisa të ngrihen dhe të fillojnë nga puna SPAK, BKH, Gjykata Speciale, Ispektori i lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. E gjithë kjo merr kohën e afateve të parashikuara në ligj. Por mbetet një zgjidhje ligjore e themeltë dhe e vazhdueshme për pastrimin e politikës nga krimi.

Amerikanët qëndrojnë fort prapa saj. Ajo është përparësi e politikës së tyre në Shqipëri. Aty janë fokusuar. Vizita e zotit Palmer e nënvizoi në të gjithë elementët e saj këtë. Deri te shpallja e qëndrimeve përpara se të takohej me krerët e opozitës dhe Presidentin e Republikës. Duke dalë nga takti e duke folur për një moment me gjuhën e të zotit të punës në emër të fuqisë që përfaqëson, ai tha: “Të gjithë zyrtarët publikë që janë përfshirë në praktika koruptive, që janë përshirë në shkeljen e besimit që u kanë dhënë qyetarët shqiptarë, të gjithë duhet të kenë frikë”. Është rasti për ta kuptuar qartë dhe njëherë e mirë raportin e SHBA me reformën në drejtësi. Deri dje disa njërëz këtu kanë menduar se kjo ishte gjuha e ish ambasadorit Donald Lu. Por shihet qartë se është gjuha e Departamentit të Shtetit.

Liria i lejon kujtdo të mbajë qëndrime që nuk përputhen ose bien ndesh me këto angazhime të SHBA. Por nëse qëndrime të tilla do t’i mbante një parti apo grup partish në qeveri ose në opozitë, kjo do të ishte në dëm të vendit dhe kombit- historia na e mëson këtë. Kjo bie ndesh me proamerikanzimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve.

Ca më shumë kur është fjala për qëllimet e reformës në drejtësi që kanë një mbështetje shumë të gjerë në publik. Nuk dimë ç’ka biseduar zyrtari amerikan në takimet me Bashën dhe Kryemadhin, por nga tërësia e prononcimeve të tij për situatën në vend të kuptohet se qëndrimi i prerë kundër djegies së mandateve nuk është zbutur , ndërsa nuk ka patur sinjale të heshtura apo të nënkuptuara për t’i kthyer patkonjtë qeverisë. Opsionet e opozitës duket se janë tre tani: e para, duke reflektuar rreth pohimit të Palmer se “përket klasës politike të negociojë brenda vetes”, opozita bën të sajën për çeljen e dialogut me shumicën dhe pret reagimin pa hequr dorë nga protestat. Kjo duket sureale në momentin e tanishëm të konfrontimit politik por mbetet gjithnjë një opsion i së ardhmes.

E dyta, opozita vazhdon vetëm me protesta në garë me kohën dhe durimin e mbështetësve të saj, duke synuar një pjesmarrje gjithnjë e më të madhe qytetare.

E treta, opozita vendos të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore dhe në zgjedhjet vendore. Në pamje të pare kjo do të dukej si kthim prapa. Por politika mbetet një profesion, mjetet politike të një partie që synon të vijë në pushtet ndjekin qëllimin dhe vlerësohen nga efektet dhe rrezultatet në dinamikë. Sondazhi i kompanisë italiane “IPR marketing” i datës 3 prill ka tregur se djegia e mandateve ka ndikuar pozitivisht për rritjen dhe kompaktësimin e elektoratit opozitar. Opozita e bashkuar ka qenë e fortë, por tani është bërë edhe më e fortë, është bërë shumicë, sipas sondazhit në fjalë.

Sondazhi tregonte se PS vazhdon të mbetet parti e parë në vend edhe pas gjashtë vjetësh në qeverisje, por del e dyta përkundrejt aleancës PD-LSI. Pra kemi një panoramë normale të rënies së partisë që qeveris dhe ngritjes së opozitës. Një panoramë e tillë është e favorizon pjesmarrjen në zgjedhje. Nga ana tjetër sensibilizimi ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri është në nivelin më të lartë pas masës ekstreme të djegies së mandateve nga opozita. Opozita ka shansin e madh të dalë fituese në zgjedhjet e 30 qershorit. Do ti kthehemi me gjerë në një shkrim tjetër kësaj teme. Në këtë renditje unë kap përjashtuar opsionin e “ legjitimimit përmes dhunës”, që qarkullon në disa mjedise politike dhe mediatike në Tiranë, por fatmirësisht nuk rezulton të jetë opsion zyrtar i opozitës. Sepse “fitore” antidemokratike, antiamerikane e antieuropiane nuk mund të ketë. Ajo është humbje për të gjithë.

 

Tags: krizapalmerPrec zogaj

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Në Fier gjendet një trup i pajetë

Në Fier gjendet një trup i pajetë

Basha: S’ka kompromis me ne, do shporrim qeverinë e kapur nga kriminelët

Basha: S’ka kompromis me ne, do shporrim qeverinë e kapur nga kriminelët

Ish-deputeti publikon videon: Protestuesi i plagosur mbahet i lidhur në krevatin e spitalit

Ish-deputeti publikon videon: Protestuesi i plagosur mbahet i lidhur në krevatin e spitalit

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit
Sport

Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit

by mirseda
19:04 | 09/07/2025
0

E ardhmja e Kristjan Asllanit vijon të jetë çështje e rëndësishme në shtëpinë e Interit. Ashtu siç...

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

18:58 | 09/07/2025
Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

18:47 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës

Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës

17:57 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com