Kronikë

Ish-deputeti publikon videon: Protestuesi i plagosur mbahet i lidhur në krevatin e spitalit

               Publikuar në : 11:51 - 14/04/19 M. S

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, me anë të disa fotove e një video-je të shkurtër që e ka ndarë me qytetarët në Facebook, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi, ku më e rëndë bëhet fakti që ai ende mbahet i lidhur me me pranga në krevatin e spitalit.

Protestuesi 26 vjeçar Armando Gecaj, është prangosur dhe po mbahet nën kontroll nga policia për dhunën e djeshme, ndërkohë që ai po merr shërbimin mjekësor në spital.

“Dhune e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer ne vegel qorre te nje rregjimi kriminal te shkermoqur de facto tashme. Ky eshte Armando Gecaj, 26 vjec, i lidhur me pranga, ndersa ka kontuzione, edema dhe hematoma te shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerezve te veshur me uniforme qe zbatojne urdhera partiak te eproreve te tyre te inkriminuar deri ne fyt, Lleshi e Rama. #DhuneQorreMilitante#PoliciEKeqperdorur”, shkruan ai në Facebook.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT