Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Zgjerohet tregtia e shërbimeve nga Shqipëria me BE

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjerohet tregtia e shërbimeve nga Shqipëria me BE

Me zhvillimin teknologjik dhe rritjen e globalizmit, tregtia e shërbimeve po njeh zgjerim. Bashkimi Europian është një ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Tregtia e shërbimeve i referohet shitjes dhe shpërndarjes së produkteve të paprekshme, nga prodhuesi te konsumatori. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi shkëmbimet tregtare të shërbimeve.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria pati suficit në tregtinë e shërbimeve me BE. Ky ishte viti i dytë radhazi, ku eksportet e shërbimeve shqiptare tejkaluan importet e shërbimeve, me diferencë 77.4 milionë euro. Eksportet e shërbimeve nga Shqipëria në BE ishin 857.9 milionë euro, nga 812.7 milionë euro një vit më parë, duke u rritur me 6%. Suficiti tregtar i Shqipërisë në shërbime njohu zgjerim me gati 60%.

Në kategorinë e shërbimeve përfshihen: shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit; transporti; udhëtimi; ndërtimi; sigurimi dhe shërbime pensionale; shërbimet financiare; përdorimi i pronës intelektuale; shërbimet në telekomunikacion dhe informatikë; shërbime të tjera të biznesit; shërbimet argëtuese; shërbimet qeveritare; etj.

Tregtia e shërbimeve me Ballkanin Perëndimor

Gjithnjë e më shumë, rajoni i Ballkanit Perëndimor po shihet si një i tërë nga vendet e Bashkimit Europian. Një nga objektivat e BE-së është krijimi i tregut të përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Eurostat, eksportet nga vendet e BP drejt BE-së ishin 4.9 miliardë euro, ndërsa importet nga BE-ja në vendet e Ballkanit Perëndimor ishin 5.8 miliardë euro. Prej tregtisë së shërbimeve me Ballkanin Perëndimor, BE-ja realizoi një suficit prej 896 milionë eurosh.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi eksportuan më shumë se sa importuan. Suficiti tregtar i Malit të Zi me BE-në në lidhje me shërbimet ishte 121 milionë euro, ndjekur nga Shqipëria me suficit prej 77.4 milionë euro. Nga vendet e rajonit, Serbia njohu deficitin më të gjerë në shërbime, me diferencë 563.2 milionë euro, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 438.2 milionë euro dhe Bosnja me 94 milionë euro.
Për Kosovën nuk janë përditësuar të dhëna mbi tregtinë e shërbimeve me BE-në.

BE-ja zgjeroi tregtinë e shërbimeve

Sipas të dhënave paraprake për 2018-n, eksportet e shërbimeve nga BE në pjesën tjetër të botës, u rritën me 0.7% në raport me një vit më parë, nga 912.4 miliardë euro në 918 miliardë euro. Ndërsa importet shënuan rritje me 1.1%, nga 720 miliardë euro në 728.4 miliardë euro.
Si pasojë, suficiti tregtar i Bashkimit Europian në shërbime arriti në 190.1 miliardë euro në 2018, 0.8% më pak se një vit më parë.

Shërbimet në IT nxitën suficitin tregtar në shërbime

Eksportet e shërbimeve të Bashkimit Europian u dominuan nga “shërbime të tjera të biznesit”, si kërkimi dhe zhvillimi, shërbime teknike, profesionale dhe të biznesit, të cilat përgjigjeshin për një të katërtën e totalit të eksporteve, të ndjekura nga transporti me 18% dhe shërbimet në udhëtim me 15%.

“Shërbime të tjera biznesi” ishin kategoria me peshën më të lartë të shërbimeve të importuara nga Bashkimi Europian (rreth 29% e totalit), ndjekur nga shërbimet e transportit me 18%, udhëtimeve me 15%, dhe tarifat për përdorimin e pronës intelektuale 15%. Suficiti i BE-së në 2018 ishte rezultat kryesisht i suficitit në shërbimet e telekomunikacionit dhe informatikës (82 miliardë euro), transport me 31.9 miliardë euro, udhëtim me 30.7 miliardë euro dhe shërbime financiare me 32.1 miliardë euro. Ndërsa u shënua deficit në tarifat për përdorimin e pronës intelektuale.

SHBA, partneri kryesor i BE-së

Në 2018-n, partneri kryesor i eksporteve të shërbimeve në BE ishte SHBA me 27% të eksporteve jashtë komunitetit, ndjekur nga Zvicra me 13%, Kina me 6% dhe Japonia me 4%. Njëjtë edhe për importet e shërbimeve, ShBA janë sërish partneri kryesor i BE-së me 31% të totalit të importeve të shërbimeve që BE merr nga shtetet e tjera, e ndjekur nga Zvicra me 8% dhe Kina me 4%.

Në 2018-n, Bashkimi Europian shënoi suficit në tregtinë e shërbimeve me të gjithë partnerët e saj kryesorë, përveç Indisë ku shënoi një deficit prej -2.6 miliardë eurosh. Deri më tani, suficiti më i lartë është parë me Zvicrën me rreth 57.9 miliardë euro, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 23.1 miliardë euro, Kina me 21.2 miliardë euro, Japonia me 14.9 miliardë euro dhe Rusia me 14.1 miliardë euro./ Monitor

 

Tags: beShërbimetshqiperiTregtia

TË LIDHURA

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme
Aktualitet

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme

19:42 | 12/06/2025
Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.
Aktualitet

Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.

19:18 | 12/06/2025
Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike
Aktualitet

Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike

18:47 | 12/06/2025
Next Post
Ulen temperaturat, çfarë parashikohet për motin sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 qershor 2019

Zhduken 8 alpinistë në Himalaje

Zhduken 8 alpinistë në Himalaje

Njihuni me fshatin shqiptar më të pastër, ja çfarë bëjnë emigrantët

Njihuni me fshatin shqiptar më të pastër, ja çfarë bëjnë emigrantët

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Tragjedi/ Nënë e djalë mbyten në pishinë
Kosovo

Tragjedi/ Nënë e djalë mbyten në pishinë

by mirseda
20:48 | 12/06/2025
0

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re...

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025
Zgjebja rikthehet fuqishëm, rastet e reja shtohen me shpejtësi alarmante

Zgjebja rikthehet fuqishëm, rastet e reja shtohen me shpejtësi alarmante

20:43 | 12/06/2025
Selfie e familjes pak para tragjedisë me 300 viktima kujton aksidentin fatal

Selfie e familjes pak para tragjedisë me 300 viktima kujton aksidentin fatal

20:33 | 12/06/2025
Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës

Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës

19:53 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com