Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka përshëndetur qëndrimin e përfaqësuesve të opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore duke e cilësuar një “reflektim serioz në raport me deklarimet e bëra ditët e fundit”.
Në një letër publike drejtuar përfaqësuesve parlamentarë të tryezës, opozita kërkonte që të riniste të dielën puna për hartimin e draftit të reformës, shkruan “opinion”.
Gjiknuri në përgjigjen e tij konfirmon praninë në mbledhjen e kërkuar nga opozita dhe shkruan gjithashtu se shpreson që të dilet me një draft përfundimtar në fund të muajit maj:
“Duke shprehur plotësisht gadishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t’i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë”.