E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Zgjedhorja/ ‘Paqe’ mes PS dhe PD, sot takimi i rradhës

Sot pritet të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të klasave politike si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita jashtëparlamentare.

Duket se marrëveshja e arritur për Zgjedhoren po fillon të japë frytet e saj të bashkëpunimit dhe ky është hapi i rradhës i politikës për të dialoguar në tryezë për një nga kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave.

Mësohet se demokratët do të përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi, ndërsa LSI nga Petrit Vasili. Në këtë tryezë diskutimi do të përfshihen edhe aleatëte tyre si Mesila Doda nga PDIU, Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkohë nga maxhoranca do të marrin pjesë bashkëdrejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformes Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Po ashtu pjesë e tryezës do të jetë dhe anëtari i grupit parlamentar të PS, Ervin Bushati, ndërsa nga grupi parlamentar demokrat, Myslim Murrizi si dhe përfaqësues i grupit të pavarur parlamentar Nimet Musai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...