Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zgjedhjet rajonale në Francë, test i rëndësishëm

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet rajonale në Francë, test i rëndësishëm

Trendet politike të votimit në Francë janë gjithmonë të rëndësishme edhe për vendet fqinje. Në Francë u zhvilluan zgjedhjet rajonale, konservatorët dalin forca kryesore, partia e Macron renditet e pesta.

Në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale në Francë, konservatorët kanë dalë deri më tani forca kryesore. Konservatorët shohin kështu shansin të rrëzojnë presidentin Macron në vitin e ardhshëm. Partia konservatore e presidentit, Sarkozy, Les Republicans me kreun e saj bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave. Kreu i konservatorëve, Christian Jacob u shpreh se partia e presidentit, ka pësuar “një dështim të pashembullt.”

Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para zgjedhjeve presidenciale që mbahen në pranverën e ardhshme. Ndaj rezultati i votimit shikohet me shumë vëmendje në Paris – dhe jo vetëm atje.

Raundi i parë i votimit

Posaçërisht me vëmendje u panë rezultatet e të djathtës ekstreme në këto zgjedhje. Por partia e Marine Le Pen ka mbetur shumë pas pritshmërive të saj. Partia Rassemblement National e Marine Le Pen (më parë: Front National) arriti të marrë vetëm 19% të votave, duke u renditur e dyta. Populistët kishin shpresa të fitonin në 13 rajone, sepse sipas sondazheve, partia Rassemblement National pritej të bashkonte rreth vetes një të katërtën e elektoratit. Në zgjedhjet e fundit në dhjetor 2015, e djathta ekstreme doli mirë, pas raundit të parë të votimit ishte madje forca e parë politike, por nuk arriti të fitojë në asnjë prej rajoneve në këto zgjedhje.

Vëzhguesit i shohin këto zgjedhje si një lloj dueli mes Le Penit dhe presidentit aktual Emmanuel Macron.

Partia e krijuar së fundi e Macronit LREM arriti një rezultat vetëm me 11% duke u renditur e pesta, sipas TV France 2. Por rezultatet e dobëta të kësaj partie në zgjedhjet rajonale nuk janë domosdoshmërisht sinjal se Macroni mund të humbë pushtetin edhe në nivelin qendror, sipas ekspertëve.

Socialistët arritën të marrin 16% të votave, kurse 13% shkuan për Të Gjelbrit. Pjesëmarrja në këzo zgjedhje 31-34% konsiderohet mjaft e ulët.

Kompetencat e rajoneve

Në zgjedhjet e ditës së dielë është votuar ndër të tjera edhe për këshilltarët rajonalë. Rajonet e Francës kanë kompetenca të rëndësishme në fushat e transportit publik, arsimit dhe zhvillimit ekonomik, por edhe në kulturë dhe sektorin social. Në Francën e centralizuar, megjithatë, ndikimi i tyre është i kufizuar krahasuar me shtetet federale gjermane. Shumica e rajoneve aktualisht drejtohen nga partitë tradicionale popullore konservatore dhe socialiste.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin në mars, por votimi u shtypër shkak të pandemisë Corona. Megjithë masat e shumta lehtësuese në vend, në zgjedhje ka pasur rregulla të rrepta të higjienës. Në vendvotime kërkohej vendosja e maskës, ndërsa brenda mund të futeshin më së shumti tre persona njëkohësisht. Një javë më vonë do të mbahet balotazhi./DW

Tags: FranceZgjedhjet

TË LIDHURA

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

20:32 | 01/07/2025
Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda
Bota

Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda

19:54 | 01/07/2025
Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë
Bota

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë

18:28 | 01/07/2025
Next Post
Tritol në mobilierinë e biznesmenit, detajet nga policia

Tritol në mobilierinë e biznesmenit, detajet nga policia

Aktori i “Portokalli”-së do të martohet së shpejti

Aktori i "Portokalli"-së do të martohet së shpejti

VIDEO/Mashtronin me letra dhe u merrnin lekë turistëve, 3 në pranga

VIDEO/Mashtronin me letra dhe u merrnin lekë turistëve, 3 në pranga

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë
Kosovo

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

by mirseda
21:54 | 01/07/2025
0

Sherifi theksoi se përmendja e Kosovës nga Trump mes problemeve globale shihet si një sinjal i qartë...

Kripa e detit dhe vaji lehtësojnë dhimbjet e trupit

Kripa e detit dhe vaji lehtësojnë dhimbjet e trupit

21:12 | 01/07/2025
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

20:32 | 01/07/2025
Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

20:28 | 01/07/2025
Miqësore/ Humbje e thellë për Vllazninë, Dinamo bie në Tetovë

Miqësore/ Humbje e thellë për Vllazninë, Dinamo bie në Tetovë

20:26 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com