Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zgjedhjet/ Përfundon procesi i numërimit në 10 bashki, ja fituesit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/ Përfundon procesi i numërimit në 10 bashki, ja fituesit

Deri më tani mësohet që procesi i votimit të ketë përfunduar në 10 nga 61 Bashkitë e vendit.

Në Bashkitë Pustec, Fushë Arrëz, Memaliaj, Himarë, Belsh, Polican, Libohovë, Konispol, Kolonjë dhe së fundmi Devoll, janë mësuar tashmë fituesit edhe pse në shumicën prej tyre rezultati dihej, pasi kishte vetëm një kandidat në garë.

PUSTEC

Partia socialiste merr drejtimin e kësaj bashkie për herë të parë pas 12 vitesh. Pali Kolevski ka fituar me 645 vota më shumë se konkurrenti i tij, kreu aktual i bashkisë në Pustec, Edmond Themelko.

MEMALIAJ

Gjolek Guci i Aleancës për Shqipërinë Evropiane u shpall fitues pasi ishte edhe kandidati i vetëm në garë. Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki ka marrë gjithsej 4,206 vota.

FUSHË ARRËZ

Edhe në këtë bashki, nuk pati ndonjë surprizë pasi kandidati i PS-së, Fran Tuci ishte i vetëm në listën e konkurrimit. Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki ka marrë gjithsej 2,462 vota.

HIMARË

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, Jorgo Koro rizgjidhet për herë të tretë në krye të kësaj bashkie me 4,209 vota.

KOLONJË

Erion Isai, kandidati i PS-së, ka arritur të grumbullojë 4,279 vota, ose përkthyer ndryshe në 93.37% të votave të përgjithshme duke fituar zgjedhjet në këtë bashki.

LIBOHOVË

Luiza Mandi është kryetarja e re e kësaj bashkie, ku pas numërimit të 12 kutive ajo fitoi duke marrë 1,275 vota.

KONISPOL

Kryetari aktual i kësaj bashkie rikonfirmon edhe një herë tjetër fitoren e tij. Nga 17 kuti votimi të numëruara, Shuaip Beqiri ka siguruar 3,328 vota.

BELSH

Arif Tafani rizgjidhet sërish në krye të bashkisë, ku nga 41 kutitë e numëruara, ai ka arritur të sigurojë 6,377 vota.

POLIÇAN

Në Poliçan, fitues u shpall kandidati i vetëm në garë Adriatik Zotkaj me 4681 vota

DEVOLL

Kandidati i PS, Eduart Duro, ka fituar me 6304 vota, përballë tre kandidatëve të tjerë, që ishin në garë.

Përkatësisht, për Bashkinë e Devollit garonin edhe kandidati i pavarur Fezi Shaholli, i cili ka siguruar 648 vota, Ylli Cenkolli i FRD me 242 vota dhe Artur Korpollogu i “Shpresa për Ndryshim” me 341 vota. Kujtojmë që Bashkia e Devollit drejtohej nga kryebashkiaku i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.

Nga të dhënat e deritanishme, Pusteci ishte bashkia me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve me 55.44% ose 7724 votues.

Kujtojmë se nga të dhënat zyrtare të publikuara nga KQZ, ditën e djeshme në Shqipëri votuan 771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje, 21.6% e popullsisë. Zgjedhjet lokale u zhvilluan në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin. Gara zhvillohej vetëm në 30 bashki, pasi në 31 bashkitë e tjera PS ishte e vetmja me kandidatë pjesëmarrës. Nga të dhënat, mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë zonja, ndërsa 23 prej socialistëve janë rikandidime.

Tags: 30 QershorBelshDevollFushe ArrezHimareKolonjekonispolLibohoveMemaliajperfundonpolicanprocesi i votimitPustec

TË LIDHURA

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Next Post
Historike/ PS fiton bastionin e PD-së, Tropojën

Historike/ PS fiton bastionin e PD-së, Tropojën

Lokalet 2019/ DW: Opozita bojkoton, zgjedhjet zhvillohen të qeta

Lokalet 2019/ DW: Opozita bojkoton, zgjedhjet zhvillohen të qeta

Moti për sot dhe nesër, në Shqipëri dhe Kosovë

Moti për sot dhe nesër, në Shqipëri dhe Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com