E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Zgjedhjet në Xhorxhia përcaktuese për kontrollin e Senatit

Të martën garat për dy vende në Senat, të cilat përfunduan në balotazh më 3 nëntor, do të jenë përcaktuese se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit si dhe mbi fatin e axhendës legjislative të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Fushata e nxehtë e shpalosur që prej 3 nëntorit, kur Biden mundi Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, ka tërhequr shuma rekord parash si dhe ka nxitur pjesëmarrje të pashembullt. Grupet politike kanë “përmbytur” shtetin jugor me një “cunami” reklamash televizive.

Si demokrati Biden, ashtu edhe republikani Trump, pritet ta vizitojnë këtë shtet të hënën, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve në aspektin politik të tyre.

Nëse ndonjëri ose të dy senatorët republikanë në detyrë, si David Perdue dhe Kelly Loeffler, fitojnë të martën, partia e tyre do të vazhdojë të ruajë kontrollin me një shumicë të ngushtë të kësaj dhome të Kongresit, duke i dhënë efektivisht republikanëve të Senatit pushtetin e vetos mbi qëllimet më ambicioze të axhendës së zotit Biden.

Një fitore e demokratëve do të prodhonte një ndarje 50 me 50 të vendeve në Senat dhe do të ishte vota e Nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris ajo që do të përcaktonte kontrollin.

Demokrati Jon Ossoff, një producent dokumentarësh po sfidon zotin Perdue, ndërsa kundër zonjës Loeffler kandidon Raphael Warnock, pastor në kishën historike Black Ebenezer Baptist në Atlanta.

Fitorja e ngushtë e zotit Biden në Xhorxhia në nëntor, e para në rreth 30 vite për një kandidat presidencial demokrat, solli kalimin e shtetit nga një bastion republikan në shtet fushë beteje të ashpër.

Dy garat përfunduan në balotazhet pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti të marrë 50 për qind të votavë të nevojshme për t’u shpallur fitues. Sondazhet tregojnë se kandidatët kanë shanse të barabarta për të fituar.

Lexo edhe :   Përpjekjet për shkarkim, Trump: Akuzat e demokratëve, “gjueti shtrigash”
Lexo edhe :   Përpjekjet për shkarkim, Trump: Akuzat e demokratëve, “gjueti shtrigash”

Ndërkohë gjatë votimit të hershëm u shënua një pjesmarrjeje rekord në proces për sa i takon garave që kanë përfunduar në balotazh, me 3 milionë vota të hedhura deri tani./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...