Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Zgjedhjet në Mal të Zi mes pandemisë e tensioneve fetare, pritet rezultat i ngushtë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Zgjedhjet e pazakonta parlamentare që zhvillohen në kushtet e pandemisë dhe tensioneve fetare në Malin e Zi, sipas sondazheve do të përfundojnë më një rezultat tepër të ngushtë, e as partia pro-perëndimore në pushtet e as aleanca rivale, pro serbe e ruse nuk pritet të fitojnë shumicën.

Në lojë është e ardhmja politike e presidentit Milo Gjukanovic, i cili drejton partinë demokratike të socialistëve dhe qeveris Malin e Zi që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitin 1990.

Gjykanovic, një pro-perëndimor i zjarrtë, ka mbikëqyrur përpjekjet e vazhdueshme të vendit të tij për anëtarësi në BE dhe kishte rol vendimtar në sigurimin e anëtarësimit në NATO në vitin 2017.

Në këto zgjedhje, ai rivalizohet nga aleanca e përbërë kryesisht nga nacionalistë serbë që kërkojnë lidhje më të afërta me Serbinë dhe Rusinë. E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aelanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Ne vlerësojmë se rezultati do të jetë i ngushtë. E rëndësishme të theksohet është se pjesëmarrja në votim do të luajë një rol kyç.

Momentalisht, parashikojmë se do të jetë rreth 66 përqind, që është më pak se sa votimet paraardhëse. Kështu, mandate të ndryshme do të kenë rol kritik dhe rezultati përfundimtar do të jetë i pasigurt deri në momentin e fundit”, u shpreh Milana Besic, drejtoreshë e Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Krerë të opozitës dhe aktivistë për demokracinë e akuzojnë Gjukanovic dhe partinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Por, tasti më i nxehtë i fushatës ka qenë një ligj i miratuar në muajin dhjetor që lejon shtetin të konfiskojë asete fetare, pronësia e të cilave nuk mund të provohet.

Ligji ka nxitur protesta disa mujore të udhëhequra nga kisha ortodokse, e të mbështetura nga partitë pro serbe.

Gjukanovic, akuzon vazhdimisht Serbinë dhe Rusinë se po përdorin Kishën për të minuar pavarësinë e Malit të zi.

Malazezët që e identifikojnë veten si serbë përbëjnë 1/3 e popullsisë prej 620 mijë banorësh. Një tjetër sfidë e madhe me të cilën përballet vendi është pandemia e Covid-19, e cila ka prekur deri më tani 4500 persona dhe u ka marrë jetën 89 prej tyre.

Kufizimet për frenimin e koronavirusit kanë reduktuar ndjeshëm të ardhurat nga turizmi, që konsiderohet thelbësor për buxhetin e Malit të Zi, shkruan “A2”.

Tags: mali i zipandemiatensione

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Thaçi: Çështja e të pagjeturve, turpi i bashkësisë ndërkombëtare

Kriza në Bjellorusi, Putin dhe Lukashenko do të takohen në Moskë

“Bisedë miqësore”, Kryemadhi takohet me Haradinajn dhe bashkëshorten e tij







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com