Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Zgjedhjet në FSHF/Ja si Duka manipuloi raportet e UEFA-s

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Zgjedhjet në FSHF/Ja si Duka manipuloi raportet e UEFA-s

Zgjedhjet në FSHF për herë të parë kanë pasur një konkurrencë kaq të lartë dhe kjo ka bërë që një mori skandalesh të dalin në dritë. Kandidatët Bashkim Fino dhe Armand Duka janë përballur “egërsisht” me njëri tjetrin duke u përpjekur ti ulin sa më shumë pikë kundërshtarit, ndërsa kandidati Shpëtim Hala ka qenë i distancuar nga këto skandale dhe ka zgjedhur të bëjë një garë më sportive.

Skandali i fundit që bëhet publik nga Gazeta Tema është manipulimi që ka bërë presidenti Armand Duka me të dhënat e UEFA-s sa u përket trajnerëve të licencuar nga institucioni duke bërë mashtrimin e radhës për publikun. Në një postim në Facebook, ai është përpjekur të renditë sukseset në këtë fushë të institucionit që drejton prej 16 vitesh.

“EDUKIMI dhe kualifikimi i trajnerëve të të gjitha kategorive, një prioritet i veçantë. Prej vitit 2004, programet trajnuese të aplikuara nga Sektori i Edukimit në #FSHF kanë mundësuar një rritje cilësore të nivelit të trajnerëve të të gjitha kategorive në Shqipëri.

Përmes licencimit në të gjitha kategoritë, nga UEFA PRO e deri te NATIONAL C, trajnerët shqiptarë fitojnë mundësinë për të punuar në çdo vend të botës në kategorinë e tyre”, shkruan Duka, duke shoqëruar këtë postim me shifrat sipas kategorive.

Por gjithçka është një mashtrim i madh dhe i turpshëm, nëpërmjet të cilit kreu i FSHF-së ka guxuar deri në pikën sa ka manipuluar të dhënat zyrtare që disponon UEFA. Sipas Dukës, gjatë këtyre viteve, trajnerë me UEFA Pro në Shqipëri rezultojnë të jenë 112, ndërsa të dhënat zyrtare të UEFA-s të publikuara në raportin e saj të fundit, tregojnë për 86 trajnerë të licencuar në këtë kategori.

Shifrat e publikuara nga Duka flasin për 376 trajnerë me UEFA Pro, ndërsa UEFA njeh vetëm 290 të tillë. Sipas Dukës, FSHF ka licencuar 950 trajnerë me UEFA B, ndërsa ndërkombëtarëve u dalin në llogari vetëm 577 të tillë. Shifrat janë ndryshe edhe me licencën National C, ku sipas të dhënave të Dukës, janë të licencuar 194 trajnerë, ndërsa për UEFA-n janë 190 të tillë. Këto mospërputhje tregojnë në rastin më të mirë tentativën për të fryrë shifrat, e në rastin më të keq, pajisjen pa autorizimin e UEFA-s të personave me licencat e trajnerëve ndërkombëtarë.

Gjithsesi, statistika më absurde dhe mashtrimi më i madh mbetet me krahasimin që Duka bën me periudhën para se ai të merrte drejtimin e FSHF-së. Sipas tij, para asaj periudhe nuk ka pasur trajnerë të licencuar nga UEFA, ndërsa është arritje e madhe se në drejtimin e tij janë licencuar 1632 të tillë. Por Duka ka bërë krahasim me një periudhë kur licencimi nga UEFA për trajnerët NUK KA EKZISTUAR.

Sistemi për licencat ndërkombëtare u vu në aplikim nga UEFA në vitin 1998 dhe deri në vitin 2000, të drejtën për t’u pajisur me to e kishin vetëm trajnerë nga 6 vende: Itali, Gjermani, Angli, Spanjë, Francë dhe Zvicër. Më pas filloi aplikimi në vendet e tjera. Shqipërisë kjo e drejtë iu dha në vitin 2004, duke organizuar kurset e para. Ndaj kjo ishte një tjetër tentativë e dështuar e kreut të institucionit për ta interpretuar si arritje të madhe të tijën diçka për të cilën nuk mund të ekzistonte asnjë lloj krahasimi.

Tags: DukafshfmanipuloiraportetUEFA-sZgjedhjet

TË LIDHURA

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja
Sport

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë
Sport

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025
Sport

Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025

14:53 | 15/12/2025
Next Post
Mogherini: Shqipëria, mundësi anëtarësimi në 2025-ën

Mogherini: Shqipëria, mundësi anëtarësimi në 2025-ën

VIDEO/ “Keni Perëndi a s’keni!”, fieraku i ndërpret xhiron Ramës

VIDEO/ “Keni Perëndi a s’keni!”, fieraku i ndërpret xhiron Ramës

Cortuois: Real Madrid? Zemra ime jeton në atë qytet

Cortuois: Real Madrid? Zemra ime jeton në atë qytet







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com