Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Zgjedhjet në FSHF/Fino: S’më pengon asnjë ligj, mandatin e dorëzoj…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Zgjedhjet në FSHF/Fino: S’më pengon asnjë ligj, mandatin e dorëzoj…

Bashkim Fino, kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit ka deklaruar se atë nuk e pengon asnjë ligj që të marrë këtë detyrë. Ka shumë raste në Europë ku politikanë të rëndësishëm kanë marrë drejtimin e Federatave respektive. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Fino, ka premtuar se nëse do të jetë fitues në 7 shkurt do të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe do ti përkushtohet 24 orë futbollit. Duke parë sundimin 16 vjeçarë të Armand Dukës në krye të FSHF-së, në platformën e tij është parashikuar që të ketë një numër të caktuar në këtë post drejtues prej dy mandatesh.

UEFA ka deklaruar se nuk do të lejojë ndërhyrjet politike në zgjedhje?

E dëgjova, e përshëndes, është e drejtë dhe e saktë. Drejtori i komunikimit në UEFA komunikomi dhe legjitimoi të dy kandidaturat, që do të thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe kushdo mund të kandidojë. FSHF është OJF dhe nuk të ndalon me ligj për të kandiduar. Është e drejta ime për të kandiduar. Kandidimi ka të bëjë me të mirën e futbollit, për të mbushur stadiumet. Më lejoni të them që statusi i UEFA-s thotë neutralitet dhe jo diskriminim. FSHF është asnjanëse.

Do hiqni dorë nga mandati?

Jo, nuk është kjo. Por duhet të jetë asnjanës në çështjet politike dhe fetare. Kjo ka të bëjë edhe me thelbin që shumë analistë thonë pse duhet të kandidojë Fino? Po të marrësh të shikosh historikun e federatave, gjysmat e presidentëve aktualë vijnë nga politika. Edhe Presidenti i Federatës së Francës vjen nga politika, po ashtu dhe Gjermania apo Rusia. Edhe në Itali një senator është kandidatura kryesore për të fituar.

Të gjithë thonë pse mos e kemi nga fusha e sportit. OK, le të dalë figura, por këtë që kemi nuk e kemi nga fusha e sportit, ka ardhur nga biznesi dhe me ndihmën e politikës është bërë President.

Përmendët Dukën, por nuk e keni sulmuar asnjëherë?

Nuk përbën problem për statutin, pasi kushdo mund të kandidojë për President të FSHF. Nuk mund të them pse Duka ka qenë biznesmen, ka dhënë kontributin e tij. Nuk kam asnjë vërejtje. Gara është e fortë dhe e ashpër. Është bërë diçka në futboll. Vlerësoj të gjitha arritjet, por platforma ime ndryshon komplet.

Ju thatë që nëse je deputet nuk sjell asnjë problem, por nëse zgjidheni do hiqni dorë nga mandati?

Jam gati që pas datës 7 shkurt nëse do të votëbesohem do i përshtatem 24 orë futbollit dhe do të heq dorë nga mandati i deputetit. Edhe pse nuk më pengon asgjë ligjërisht, unë do të heq dorë nga mandati. Dua të them që në platformën time do të bëj një propozim që më shumë se dy mandate për një person në krye të FSHF janë shumë.

Ju keni hequr dorë nga disa poste në PS, kjo erdhi pas deklaratës së Dukës?

Për t’i lënë mundësi Dukës, që të mos godasë nga pozicioni, se nëse kandidon ta bëjë nga ndonjë selia e partisë së tij. Dorëheqja ime ka të bëjë me këtë, për të mos qenë pjesë e strukturës së një partie, për një garë të barabartë.

Po se po hiqni dorë nga mandati?

Ligji nuk pengon, por për të qenë Fair dhe më i pastër, do e bëja këtë sakrificë për futbollin, pasion që unë e kam që në fëmijëri. Do i përkushtohem 24 orë futbollit. Kur isha kryeministër kam hequr kostumin dhe kemi luajtur me gazetarët sportivë në 1997. Ai ishte një mesazh shumë i këndshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kam folur në shumë studio, kam folur për sportin dhe për futbollin duke dhënë mendimet e mia.

Jeni lodhur nga politika?

Absolutisht jo!

Vendimin për të garuar e keni marrë me kryeministrin apo Ruçin?

Jo! Nuk kam kontaktuar absolutisht. Kam parimet e mia dhe kjo është ndërmarrja ime personale. Nuk kam folur me ata, pasi do u prishja më shumë punë atyre sesa vetes time. Unë e kisha ndarë mendjen. Jam i qetë. Nuk u kërkoj gjë dhe nuk dua asgjë prej tyre. Kam dëshirë për të qëndruar dy mandate në krye të FSHF nëse do të zgjidhen.

Njëra nga akuzat nga kundërshtari është për bashkitë që drejtohen nga PS, si përgjigjeni?

Unë nuk e kam listën nga FSHF të anëtarëve.

Pse nuk e keni?

Në këto momente sekretari i FSHF u ka bërë një shkresë drejtuesve të futbollit që kërkon të dijë se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre që do të votojë. Kemi të bëjmë me kryetar bashkie apo presidentë që janë krijuar. Më lejoni të them se një nga pikat që unë kam në programin tim është që; të ndahen sponsorizimet nga privatizimet, kjo federatë nuk e ka bërë. Klubet nuk duhet të kenë lidhje me bashkitë më. Mendoj që nuk do të ndikojnë kryetarët e bashkive. Edhe kryetarët janë hermetikë në bisedat që kam bërë.

Tags: asnjëdorëzoj...FinofshfligjmandatinpengonS'mëZgjedhjet

TË LIDHURA

Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës
Bota

Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës

19:53 | 12/06/2025
Leverkusen, pasuesi i Tah luan te Liverpool
Sport

Leverkusen, pasuesi i Tah luan te Liverpool

18:37 | 12/06/2025
Rinovim i rëndësishëm te Juventusi, mbrojtësi nënshkruan kontratën e re
Sport

Rinovim i rëndësishëm te Juventusi, mbrojtësi nënshkruan kontratën e re

17:48 | 12/06/2025
Next Post
Cikalleshi “hero” i turqve, dy gola dhe një “paneka” Besiktasit (Video)

Cikalleshi “hero” i turqve, dy gola dhe një “paneka” Besiktasit (Video)

Dokumenti/Deputetët s’prangosen lehtë, çfarë i duhet Prokurorisë

Dokumenti/Deputetët s’prangosen lehtë, çfarë i duhet Prokurorisë

SHBA/Shkatërrohet grupi i heroinës, 11 shqiptarë në pranga

SHBA/Shkatërrohet grupi i heroinës, 11 shqiptarë në pranga

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com