Edhe pse Pajisja e Identifikimit Biometrik (PEI) ishte një risi, e cila mendohej se do të zgjidhte problemin e indentifikimit të votuesve, sërish ka patur parregullsi në procesin zgjedhor më 25 prill.
Në pajisjen PEI, janë gjetur kryqëzime të dhënash, konkretisht në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës të cilat faktojnë votimin më shumë se një herë.
Sipas rezultateve të dala nga kryqëzimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar se në Berat janë konstatuar 57 raste të dyshimta, mes të cilave dy raste kur dy persona janë paraqitur në për të votuar dy herë, në dy qendra të ndryshme votimi.
Në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës, kurse në Berat, 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës.
“74 raste të dyshimta në Gjirokastër. Në Gjirokastër 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme. 57 raste të dyshimta në Berat, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme. Në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës. Në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës”, thuhet ndër të tjera në pëegjigjen e KQZ-së.
Kryqëzimi i të dhënave: Partia Demokratike publikon dokumentin
Partia Demokratike ka reaguar pas njofitmit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI, për qarkun e Beratit dhe të Gjirokastrës.
PD ka publikuar një dokument ku denoncon shkeljet e kryera në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit. Sipas dokumentit, në qarkun e Beratit 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë.
“19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që fakton parregullsitë. Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e perosnave të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. Nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. KAS po pengon transparencën e zgjedhjeve,”, thuhet në reagimin e Partisë Demorkatike.