Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

3 vjet ago
in Të Gjitha
Të infektuarit me Covid-19 nuk do votojnë? Meta: Kjo është çmenduri

Nga: Andi Bushati

Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi palët, duke u shndërruar në aktor politik në 25 prill, Ilir Meta ka guxuar sërish të përveshë mëngët.

Ai po bëhet pjesë e garës së brendshme në PD, duke e pozicionuar Lulzim Bashën përballë misionit të pamundur për tu testuar tek zgjedhësit, në garën për gjashtë bashki të mbetura pa kryetar.

Eshtë e kotë në këtë rast të merremi me alibinë se Meta po sillet apo jo si garant i paanshëm. Kur e kishte në dorë ta bënte këtë, në fillim të dhjetorit, pra pasi gjykata kushtetuese refuzoi të mbante një qëndrim për vlefshmërinë e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, kreu i shtetit e injoroi këtë vendim. Ai pohoi se nuk kishte ndërmend të dekretonte një sfidë të re elektorale në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rogozhinë dhe Mallakastër. “Askush s’më ka kërkuar ta bëj”, tha atëherë Meta, duke shtuar se ata që e kishin organizuar pa dekretin e tij 30 qershorin, ishin të lirë ta përsërisnin këtë maskaradë edhe për gjashtë bashkitë.

Mjafton kjo pirurtë 180 gradëshe, ky ndryshim qasjeje brenda më pak se 45 ditëve, për të kuptuar se Meta e ka flakur tej kostumin e të qenit arbitër mes palëve, për të veshur uniformën e atij që lufton në llogore. Pra, problemi nuk është të futemi në polemikën fallco nëse e ka tejkaluar apo jo rolin presidencial, por të kuptojmë arsyet se përse po e bën këtë.

Ato janë disa. Së pari, duke shpallur zgjedhje të pjesshme lokale, Ilir Meta e lehtëson Sali Berishën nga barra e matjes së suksesit me pushtimin e godinës së PD-së. Pasi dështoi ta bënte këtë në 8 janar, lidri historik i demokratëve tani mund të ndryshojë synim dhe objektiv. Atij i është dhënë mundësia ti thotë ndjekësve të foltores se qëllimi i tyre i madh është gara për fitimin e gjashtë bashkive. Pra, në këtë mënyrë, Meta i ka oftuar Berishës oportunitetin e një fabule të re politike, ku ai mund të tregojë se është shumicë absolute mes demokratëve.

Së dyti, Meta po krijon dhe një horizont për LSI-në, forcën ku me gjasë do të rikthehet pas skadimit të mandatit. Duke qenë se ajo doli e dërrmuar nga gara e 25 prillit, duke qenë se Basha i dha dhe goditjen e fundit, teksa nxitoi të prishë menjëherë pas zgjedhjeve koalicionin, madje duke e privuar edhe nga krijimi i një grupi parlamentar, tani LSI po sheh mundësinë e rimëkëmbjes përmes një fronti të ri opozitar. Dhe shanc më të mirë për të filluar formëzimin e tij sesa krijimi i blloku eksperimental anti Ramë në zgjedhjet lokale për gjashtë bashki nuk ka.

Por, objektivi kryesor i Ilir Metës duket se është që ti japi Bashës një ’colpo di grazia”. Që kur ka filluar kriza brenda PD në 9 shtator, kryetari i kontestuar i demokratëve, ka dëshmuar vetëm një obsesion, atë për të mos u matur me votë dhe për të fshehur faktin se ka mbetur një minorancë e papërfillshme brenda partisë. Duke dekretuar gjashtë gara lokale njëkohësisht, madje në qytete ku e djathta tredicionale është e fortë, Ilir Meta po ngre një laborator eksperimental, ezaurues dhe të pa kundërshtueshëm, për të parë se me kë janë realisht votuesit opozitarë, me Bashën, apo me Berishën.

Pra, nuk ka asnjë dilemë se kreu i shtetit ka qëllime të pastra politike në aktin e fundit. Por duke analizuar ato, askush që do të sillet ndershmërisht, nuk ka të drejtën të anashkalojë dilemat, sa morale po aq edhe ligjore, që prodhon qëndrimi i tij.

A po bën mirë Meta që po e tejkalon cakun steril të paanshmërisë presidenciale?

Personalisht mendoj se po, sepse sado e diskutueshme të jetë kjo për kostitucionalistët, sado precedentë të papëlqyeshëm të krijojë ajo për të ardhmen, angazhimi i tij aktual po bëhet në kushtet e asgjesimit përfundimtar të pluralizmit në vend. Shqipëria është sot një republikë ku Edi Rama vjedh të drejtën për të qëndruar në pushtet, ndërsa ai që konsiderohet si rivali i tij ka rëmbyer vulën për të qenë opozitar i përjetshëm. Të dy ata kacavirren pas statusit të tyre, me të njëjtin model,  duke shkatërruar çdo garë në parti dhe duke u fshehur pas policisë politike apo dyerve të blinduara të pushtetit.

Në këtë panoramë, ku idhtarët e partitokracicë duan të bllokojnë çdo valvul demokracie, kërkimi i zgjidhjes tek vota e qytetarëve mbetet rruga më e drejtë.

Eshtë ku e ku më mirë që njerëzit të kuptojnë, përmes zgjedhjeve, se cila është shumica reale në PD, sesa duke i parë ata të përleshen me vare, koka dashi, dyer të blinduara apo banditë me maska.

Me gjithë mëkatet e mëdha në politikë, me gjithë prekjen e zgjedhjeve apo truqet e pandershme që ka përdorur kur ka garuar në to, Ilir Meta është një politikan që ka ndejtur në arenë përmes votës dhe që dorëheqjet i ka përdorur si një rugëdalje nga krizat. Prandaj ai është i dënuar, që qoftë edhe si president, ta luftojë modelin e uzurpatorëve pa votë.

Natyrisht, të mos krijojmë iluzione: Ilir Meta ka një qëllim primar, të hakmerret ndaj Bashës dhe ta asgjesojë atë që, kur shumëkush e shihte si paranojak, ai e dyshonte si të kapur nga Rama.

Por, ama mjeti që ai ka gjetur për këtë mision, duke shpallur zgjedhjet lokale dhe duke deleguar krizën e opozitës tek vota qytetare, e kapërcen inatin e tij. Ai përbën një interes të të gjithëve. Sado goditje perverse kundër Bashës të jetë shpallja e garës për gjashtë bashki, ajo mbetet gjëja e duhur.

Ndërsa për merakun e konstitucionalistëve se presidenti po kapërcen mandatin e tij, ka gjithmonë një përgjigje: mes dy të këqiave, është më mirë prishja e ekuilibrit farmaceutik të rolit asnjëanës të kreut të shtetit, sesa shkatërimi i asaj që garanton paqen dhe bashkjetesën në mes ne të gjithëve, parimit universal të demokracive për ti sheshuar konfiltet me ndihmën e votës. /Lapsi.al

Tags: Meta

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni!

"Basha është pronar i basteve"/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Cukalit i mbetet dënimi: 25 vite burg për tritolin ndaj biznesmenit
Aktualitet

Cukalit i mbetet dënimi: 25 vite burg për tritolin ndaj biznesmenit

by mirseda
16:16 | 09/07/2025
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen...

ARRSH hap tender 771 mijë euro për riparimin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, devijime trafiku në kulmin e sezonit turistik

ARRSH hap tender 771 mijë euro për riparimin e aksit Vorë-Ura e Dajlanit, devijime trafiku në kulmin e sezonit turistik

16:12 | 09/07/2025
Enca po shijon dashurinë! Fotoja që po ‘ndez’ fansat

Enca po shijon dashurinë! Fotoja që po ‘ndez’ fansat

15:39 | 09/07/2025
“Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth

“Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth

15:36 | 09/07/2025
I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

15:27 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com