E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani

“Il Giornale

Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë njerëz, pa llogaritur këtu shumë të tjerë që nuk figurojnë në regjistrat zyrtarë. Me përjashtime të rralla, është gjithashtu një rajon i përbërë nga shtete të varfra, apo në çdo rast pa sisteme ekonomike, politike dhe shëndetësore, që të përballojnë si duhet sfidat e shekullit XXI-të.

Por pavarësisht gjithë kësaj, deri më tani Afrika e ka kaluar shumë mirë testin Covid-19. Pandemia e Sars-Cov-2, që ka shkaktuar shumë të vdekur dhe tmerr në çdo cep të botës, këtu duket se ka ngecur që në hyrje. Më lejoni të jem i qartë: Edhe popullatat afrikane kanë pasur humbjet e tyre, edhe atje është ndërprerë puna në fazat më kritike të pandemisë, për të zbatuar bllokime apo masa të ashpra kufizuese.

Megjithatë, shifrat epidemiologjike të Afrikës, janë qartësisht më pozitive se të dhënat e mbledhura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian; si për sa i përket infeksioneve, ashtu edhe numri të viktimave. Si të mos mjaftonte kjo, dy nga variantet e fundit që po vazhdojnë të mbajë botën në ankth, janë regjistruar zyrtarisht në vendet afrikane.

I fundit prej tyre, Omicron, është identifikuar së pari në Afrikën e Jugut, dhe ka detyruar disa vende evropiane që të rivendosin masa e ashpra kufizuese. Përkundrazi, institucionet e Afrikës së Jugut, të cilat sigurisht që nuk shkëlqejnë për shkallën e vaksinimit të popullatës –  deri më sot kanë arritur të vaksinojnë plotësisht vetëm 27 për qind të popullsisë – e pranuan se Omicron ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurëse, ndaj e panë të arsyeshme të lehtësonin masat.

Në veçanti, pati një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitalin “Steve Biko Academic Hospital” në Tshuane, ku u identifikua për herë të parë mutacioni i ri. Vdekshmëria ishte pothuajse sa 1/5 e varianteve të mëparshme, duke konfirmuar atë që disa ekspertë e dyshuan që në fillim.

Në kulmin e valës Omicron, që me sa duket në Afrikën e Jugut po mbaron, numri i shtretërve të zënë nga pacientët e infektuar, ishte sa gjysma e asaj të periudhës së mëparshme. 63 për qind e pacientëve me Omicron u shtruan në spital për arsye të tjera, dhe virusi u zbulua vetëm nga testet e detyrueshme.

Lexo edhe :   Greqi/ Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç përballen me gjoba

“Epidemia e Omicron, është përhapur dhe ka rënë me shpejtësi të paparë, duke arritur kulmin brenda 4 javësh”- thanë studiuesit, që nënvizuan se rezultatet mund të ndryshojnë në vende me tipare të popullsisë dhe me nivele imuniteti të ndryshme, përveç numrit të infeksioneve dhe të vaksinimeve.

Por e sigurt është se Afrika e Jugut, dhe Afrika në përgjithësi, po i mësojnë botës se si të përballet me një pandemi, duke përdorur mjetet më të mira në dispozicion, dhe pa rënë pre e histerisë kolektive. Po cili është sekreti i Afrikës? Tek e fundit po flasim për një kontinent të varfër, me probleme të të gjitha llojeve, dhe të cilit i mungojnë shumë komoditete mbi të cilat mund të mbështetet Perëndimi, para së gjithash vaksinat kundër Covid-19.

Lexo edhe :   Greqia paralajmëron zgjatje të masave kufizuese

Në fakt rajoni afrikan, ka pasur qasje në shumë pak doza vaksine, dhe shumica e popullsisë është e ekspozuar ndaj efekteve të virusit. E megjithatë, masakra e Sars-CoV-2 në Afrikën Sub-Sahariane e shpallur praktikisht që nga fillimi i pandemisë, nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, duke lexuar buletinet, më shumë vdekje raportohen në Itali ose Francë sesa në disa nga vendet më të varfra (dhe më pak të vaksinuara) në botë. Kështu Italia ka aktualisht 229 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa Uganda 7 për 100 mijë, dhe Nigeria vetëm 2 në 100 mijë banorë.

Është e vështirë që ky paradoks të shpjegohet me formula dhe siguri matematikore. Në këto kushte mundet vetëm të spekulojmë. Dhe komuniteti shkencor spekulon se pavarësisht nga vaksinat e pakta, faktori moshë, mund të ketë ndihmuar në shmangien e qindra viktimave.

Pra, mosha mesatare shumë e re e popullsisë afrikane, duhet të ketë frenuar efektet më negative të Covid-19. Pastaj ka një shpjegim tjetër të mundshëm.

Disa shkencëtarë pretendojnë se vendet më të ekspozuara ndaj sëmundjes së malaries, mund të kenë zhvilluar disa forma imuniteti kundër Sars-CoV-2 tek qytetarët e tyre. Në çdo rast, dhe madje duke marrë parasysh dhe dallimet themelore, të paktën një herë Perëndimi duhet të fillojë të marrë shembull nga Afrika. / Il Giornale – Bota.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...