Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ankimimet e opozitës/ KAS pranon hapjen e 24 kutive votimi në Berat

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ankimimet e opozitës/ KAS pranon hapjen e 24 kutive votimi në Berat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranë KQZ-së bën një hap drejt pranimit të kërkesës së opozitës për zgjedhjet e 25 prillit. KAS vendosi sot hapjen e 24 kutive votimi në qarkun e Beratit, ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për paraqitjen e provave të reja.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve u mblodh sot në orën 10:00 për të dhënë vendimin pas shqyrtimit të ankesave për qarkun e Beratit. Vetë KAS në një njoftim me një video të shkurtër bëri me dije një ditë më parë se, dhënien e vendimit e shtyu për sot, pasi po merrte në konsideratë mundësinë e pranimit të disa provave shtesë dhe se do t’ju duhej kohë për t’i verifikuar.

Mbledhja për Beratin

Gjatë mbledhjes së zhvilluar të premten pati debate mes përfaqësuesve të subjekteve të opozitës, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste me anëtarëve të KAS-it. Mbledhja nisi me paraqitjen e dokumenteve shtesë që opozita i quan prova në lidhje shkeljet dhe pretendimet për këtë qark. Përfaqësuesi i opozitës, Altin Kaziaj,  si përfaqësuesi i LSI-së, kërkoi që në fillim rinumërim të votave. Sipas tij, në Berat, në një prej qendrave të votimit, ka një mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e votimit dhe ata që janë regjistruar në pajisjen e identifikimit (PEI). Ndërkohë që ky fakt u kundërshtua nga juristi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, i cili tha se janë bërë hetime dhe se të gjithë komisionerët janë dakordësuar për problematikat e mundshme.

Përpalsja Logu-Rusmali

Përfaqësuesi i PD-së në mbledhjen e djeshme në KAS, Marash Logu, debatoi ashpër me anëtarin Ilir Rusmali, teksa ky i fundit kërkoi argumentim të kërkesave të opozitës. Logu i kërkoi anëtarëve të KAS-it që të merreshin provat nga Prokuroria. “Cila është arsyeja që refuzoni të merrni prova nga SPAK?”, pyeti Logu Rusmalin, duke i kujtuar se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Përfaqësuesi i PD-së deklaroi gjithashtu se kandidatët e PS-së në Berat, veçanërisht Hatixhe Konomi dhe Nasip Naço, kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person. Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste Eridian Salianji nuk i konsideroi si prova të vlefshme provat që paraqiti Logu në KAS.

Ankimimet

Opozita ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve, duke kërkuar përsëritjen e zgjehdjeve në 9 qarqe nga PD dhe 5 nga LSI. Partia Demokratike kërkon rivotim, ndërsa LSI kërkon edhe rinumërim edhe rivlerësim të votave. Ndërkaq,  KAS i rrësoi kërkesat e opozitës për Gjirokastrën, duke i cilësuar si të pavlefshme. “Provat janë të bazuara në shpifje dhe jo në prova”, tha përfaqësuesi i PS-së në KAS, Salianji./ Tirana Today

Tags: ankimimeberatKASPD-LSI

TË LIDHURA

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi
Politikë

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Next Post
Impotenca seksuale dhe kurimi/ Sa e njohin meshkujt shqiptarë andrologun?

Impotenca seksuale dhe kurimi/ Sa e njohin meshkujt shqiptarë andrologun?

Mediat turke/ Ndryshojnë hetimet për zhdukjen e supermashtruesit Özer 

Arrestimi i Ozer/ Media turke: Operacioni po zhvillohet në 4 zona të Tiranës

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Kaso: Nuk është në përputhje me ligjin elektoral

KAS nuk pranoi prova shtesë/ Kaso: Po pengohet zbardhja e masakrës zgjedhore







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

by mirseda
15:09 | 22/11/2025
0

GJKKO ka konfirmuar në rrugë zyrtare se masat e sigurisë të mbeten në fuqi. , Balluku do...

“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

14:40 | 22/11/2025
Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

14:18 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com