Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Zgjedhjet e së dielës në Kosovë, një test i blloqeve të vjetra dhe të reja

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet e së dielës në Kosovë, një test i blloqeve të vjetra dhe të reja

Fahri Musliu

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po mbahen në një kohë kur vendi, shteti më i ri në Evropë, është në krizë politike, ekonomike dhe sociale, edhe 11 vite pas pavarësisë.

Qeveritë e kaluara, të udhëhequra nga ish-komandat të UCK-së të cilët kanë drejtuar vendin për më shumë se 12 vite, duke krijuar një shtet partiak disfunkionale, të zënë në kurth në të gjitha nivelet e qeverisjes, ku korrupsioni, nepotizmi, krimi dhe papunësia lulëzojnë.

Sikur të mos mjaftonin, vendi përballet me një sistem të molepsur të edukimit dhe shëndetësisë, me ngecje ekonomike dhe të investimeve, ku gjyqësia nuk funksionon dhe ku individët janë mbi ligjin. Për këtë arsye, këto zgjedhje shihen si vendimtare që vet qytetarët t’i japin fund kapjes së vendit të tyre, përmes njerëzve të rinj që nuk bëjnë kompromise të dhimbshme.

Për votuesit në vend, kërkesat janë të qarta: duan njerëz që kanë dijeni, vizion, përkushtim dhe përgjegjësi.

Analistët dhe komentatorët politik besojnë se Kosovës i duhet një lidership i ri që nuk është i ngarkuar me barrën e së kaluarës, i cili do të motivonte vendin për fuqizimin e demokracisë.

Partitë si PDK dhe AAK dhe ajo para tyre si Lidhja Demokratike e Kosovës, ngarkohen me peshën e drejtimit katastrofal të vendit, ku dosjet e shumë prej tyre janë të mbushura me krim, korrupsion e madje dhe me krime lufte dhe vrasje politike të pasluftës.

Shumë besojnë se ardhja në pushtet e një partie që nuk iu dha rasti për qeverisje, do të ishte pikë kthimi e mirëpritur.

Kjo është arsyeja pse beteja që po zhvillohet midis tre rivalëve kryesorë politik, midis blloqeve të “krahut të paqes” dhe “krahut të luftës” dhe Vetëvendosjes është jo vetëm e ashpër, por edhe dinamike dhe me risi.

Sido që të jetë, asnjë parti apo koalicion zgjedhor nuk do të jetë në gjendje të formojë qeveri të shumicës pasi edhe vet e pranojnë se nuk e gëzojnë atë.

Vlerësohet se favoritët kryesorë për të formuar një qeveri të re do të jenë koalicioni pas zgjedhor LDK –Vetëvendosje, një kompromis të cilin do të detyrohen ta bëjnë ndonëse nuk u dakorduan për koalicion para zgjedhjeve.

Qeveria e LDK-së – mundësia e artë e LVV-së

Ka parashikime të ndryshme për një fitues të mundshëm dhe formimin e një qeverie të re. Tani për tani, përparësi i jepet LDK-së, kandidatja e së cilës është një doktorante e shkencave juridike, një studente e shkolluar në SHBA dhe politikane e re energjike, 38-vjeçarja Vjosa Osmani, e quajtur tashmë “Angela Merkel e Ballkanit. E përballë saj qëndron Lëvizja Vetëvendosje, kandidati për kryeministër i së cilës është Albin Kurti, i cili si një politikan i ri dhe energjik i angazhimit Social Demokrat, por jo të majtë ekstrem, del me qëndrime të pa kompromis dhe një program konkret për atë që e quan “çlirimi i Kosovës nga korrupsioni, nepotizmi dhe krimi”.

Sidoqoftë, e diela e zgjedhjeve nuk përjashton mundësinë e një surprize që mazhoranca të fitohet nga Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Kadri Veselin, i cili do të formonte sërish një qeveri “triumfuese” përsëri me Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn, që do të ishte “qeveria krahut 2 ”. Edhe pse disa nga analistët më të mirë politik nuk e përjashtojnë mundësinë e një qeverie të ardhshme LDK – PDK, të parët kanë thënë se kjo e fundit nuk ka gjasa të ndodhë.

Por një mundësi e tillë nuk përjashtohet, sepse faktorët kryesorë ndërkombëtarë në Kosovë gjithashtu e dëshirojnë një qeveri të tillë.

Uashingtoni dhe Bruksel, për shkak të angazhimeve të mëdha që presin qeverinë e ardhshme, siç është heqja e tarifës 100 përqind të importeve të mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, dialogu me Serbinë, finalizimi i bashkëpunimit me Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës për anëtarët e ish-UCK-së në Hagë dhe liberalizimi i vizave, do të donin unitet sa më të madh.

Analistët e pavarur politikë besojnë se fitorja e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, domethënë zgjedhja e Osmanit apo Kurtit si kryeministër, do të sillte një “moment të së vërtetës” me të cilin do të përballet Kosova, d.m.th. procesi i dekriminalizimit të skenës politike, ndalimit dhe luftimit të korrupsionit. nepotizmi dhe krimit, që konsiderohen si gangrenë e shoqërisë kosovare.

‘Serbët e punësuar’ dhe ‘tradhtarët e interesave serbe’

Dy subjekte politike serbe po marrin pjesë në këto zgjedhje – Lista e mirënjohur Serbe, e cila është një eksponente e Beogradit, dhe një koalicion i tri partive serbe të quajtura “Liria”, të cilat kanë kandiduar Nenad Rashic për Kryeministër.

Lista Serbe vlerësoi se këto zgjedhje në Kosovë ishin “një referendum për mbijetesën e popullit serb në Kosovë, por edhe një mundësi për të përfunduar ekzistencën e tyre.

Më nervoz se të tjerët shihet Beogradi zyrtar që u shpreh i fyer nga kandidati vendas për Kryeministër, Nenad Rasic, i cili duke folur në shqip u tha qytetarëve të Kosovës të mbështesin koalicionin Liria, pasi sipas tij, kështu do të eliminonte ndikimin negativ të përbindëshit politik – Lista Serbe.

Duke ndaluar trendin e emigrimit të të rinjve, duke siguruar një ekzistencë më të mirë të qytetarëve përmes zhvillimit ekonomik dhe rindërtimit ekonomik, vendosjes së sundimit të ligjit dhe afirmimit të Kosovës në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, Kosova mund t’ia dal me sfidat. Ajo që mbetet të shihet është nëse të zgjedhurit do të mbajnë përgjegjësi për besimin që u jepet në mandatet e tyre të reja, që asnjëherë nuk i çuan deri në fund. /Al Jazeera

Tags: kosovaQeveriaZgjedhjet

TË LIDHURA

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit
Rajoni

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

14:49 | 07/07/2025
Next Post
Gjykatësi tentoi të vetëvritej në sallën e gjyqit

Gjykatësi tentoi të vetëvritej në sallën e gjyqit

“Dua të jetoj, gra mos u dorëzoni!”, historia e mësueses që mposhti kancerin e gjirit

"Dua të jetoj, gra mos u dorëzoni!", historia e mësueses që mposhti kancerin e gjirit

Dikush duhet t’ja tregojë Erionit: Nuk ka më “Braccio di Ferro” me drejtësinë

Dikush duhet t’ja tregojë Erionit: Nuk ka më “Braccio di Ferro” me drejtësinë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
Aktualitet

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

by mirseda
13:15 | 10/07/2025
0

Pas ultimatumit të kryeministrit Rama, prej disa ditësh në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e...

Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

12:59 | 10/07/2025
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

12:54 | 10/07/2025
Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

12:52 | 10/07/2025
Vlorë/ Plagosje me thikë dhe levë hekuri, në pranga dy persona

Vlorë/ Plagosje me thikë dhe levë hekuri, në pranga dy persona

12:31 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com