Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka përshëndetur mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili paralajmëronte qytetarët që të kontrollojnë kartat e identitetit. Ilirjan Celibashi i bënte apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit. Kundrejt këtij apeli, presidenti Meta shprehet se vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci.
Mesazhi i Metës
E përshëndes dhe mbështes plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.
Vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci!