Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zgjedhjet e 6 Marsit, beteja për bazën në PD

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha insiston te fshehja e firmave, Kokalari: Bashës t’ia çojmë në krevat

Nga: Artur Ajazi

Deri tani, ka zero shanse, që mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të ketë një normalizim marrëdhëniesh të përkohshme për zgjedhjet e pjesshme vendore. Debatet dhe deklaratat e fundit, flasin për tensionim të skajshëm mes dy pretendentëve për kreun e Partisë Demokratike. Por një gjë është e sigurtë, emrat që do të dalin nga Komisioni Rithemelimit (në rast se pranohen nga KQZ) dhe Partia Demokratike, do të testohen nga vota e bazës.

Gara mes Berishës dhe Bashës, në 6 Mars, do të zhvendoset në bazën e partisë. Ajo do të përcaktojë fatin e mëtejshëm të njërit apo tjetrit. Deri tani, takimet e foltores treguan se Berisha ka me vehte “shumicën” e anëtarësisë, ndërkohë që nuk kanë munguar incidentet edhe në takimet që Basha po zhvillon së fundi me mbështetësit e tij. Në situatën ku ndodhet realisht ajo parti, është e pamundur të thuash, se do të fitojë ndonjë prej 6 bashkive ku do të votohet në 6 Mars.

Nga sot deri ditën e votimit, beteja mes dy grupimeve në PD do të fokusohet tek akuzat dhe kundërakuzat mes Berishës dhe Bashës, një klimë aspak e favorshme që do ti sillte humbje dhe thellim të përçarjes në kampin opozitar. Nga ana tjetër, shihet se aleatët e larguar nga Basha pas 25 Prillit, po tentojnë ti afrohen Grupimit të Rithemelimit të PD, pasi rëndësi ka jo vetëm emri  i kandidatit, por edhe numri i votave nga anëtarësia. Basha që deri para 9 Shtatorit 2021 deklaronte se “Berisha ka merita të padiskutueshme në PD”, sot i është kthyer një teze tjetër, ku thelbi mbetet “ti kthehemi të ardhmes, të lëmë pas të shkuarën”. Por betejat e deritashme elektorale të tij kanë rezultuar me humbje, edhe pse kanë patur si imazh emrin dhe figurën e Berishës.

Ndaj edhe beteja e afërt e zgjedhjeve të pjesshme lokale duket si një humbje e paralajmëruar e PD së përçarë me kryetar Lulzim Bashën. Një gjë tjetër që e mban të  pamundur mendimin për një “ujdi” elektorale  mes dy grupimeve rivale në PD, mbetet kundërshtia e njerzve të afërt të Bashës. Ata deklarohen aktualisht më rradikalë (si në rastin e Gjekmarkajt) se Luli në disa raste, kur shprehen se “është e pamundur të ulemi me Berishën, pas dhunës së 8 Janarit”. Nga ana tjetër ish-aleatët e Lulzimit qysh tani po shprehen se “PD e ka të pamundur ti fitojë zgjedhjet e pjesshme lokale, është e përçarë në bazë”. Atëhere si mund të shpresojë Basha për fitore, kur në zgjedhje pritet të hyjë me një parti të ndarë në dysh, një anëtarësi që nuk është e qartë për emrin e kryetarit partisë, dhe një Grupim Rithemelimi që deklaron se “do të kemi emrat tanë në çdo bashki për zgjedhjet e 6 Marsit”.

Një humbje e re në këto zgjedhje për Bashën, natyrisht është një arsye më shumë për të kërkuar largimin e tij nga Grupimi Rithemelimit partisë, dhe një pamundësi e tij për tu justifikuar para anëtarësisë. Zgjedhjet e 6 Marsit, pritet të jenë beteja që do të tregojë nga shkon vota e bazës në Partinë Demokratike, dhe një rast i mirë për ti thënë përfundimisht “go home” Berishës ose Bashës.

Tags: Artur AjazibashaBerisha

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër

Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër

Probleme me zemrën, Lefter Koka transferohet në spitalin e burgut

Probleme me zemrën, Lefter Koka transferohet në spitalin e burgut

Cili është roli i gjuhës shqipe në formimin e bashkësisë gjuhësore ballkanike

Cili është roli i gjuhës shqipe në formimin e bashkësisë gjuhësore ballkanike







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com