Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet/Ambasada e SHBA: Nxisim këdo të regjistrohet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/Ambasada e SHBA: Nxisim këdo të regjistrohet

Në Shqipëri, Ambasada Amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të rregjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për qëndrimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara ndaj zgjedhjeve vendore dhe pjesmarrjes së partive të opozitës, ndërkohë që afati për rregjistrimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, po afron, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili, si theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”.

E ngarkuara me punë u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada “mirëpret konkurimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata”, tha ajo

Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo – do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, nënvizoi e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane.

Një ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të qartë se po shkojnë drejt bojkotimit të zgjedhjeve vendore. Kryesia e Partisë Demokratike dhe më pas Këshilli Kombëtar, miratuan një propozim të kryetarit Lulzim Basha sipas të cilit “PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sipas Partisë Demokratike “kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Por përveç mospjesmarrjes, PD-ja sipas propozimit të zotit Basha do të angazhohet dhe për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale”, thuhet në vendim ndërsa saktësohet se angazhohet gjithashtu dhe që “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Në të njejtën linjë sihte dhe LSI-ja. “Aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik dhe qytetar të opozitës, do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë”, deklaroi nënkryetari Luan Rama. /VOA

 

Tags: ambasada amerikaneZgjedhjet

TË LIDHURA

Mbi 8 të arrestuar për sherrin masiv mes dy grupeve në Korçë
Aktualitet

Mbi 8 të arrestuar për sherrin masiv mes dy grupeve në Korçë

10:05 | 01/09/2025
Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit
Aktualitet

Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

09:45 | 01/09/2025
Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit
Aktualitet

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

08:16 | 01/09/2025
Next Post
Çfarë na tregojnë bandat e gangsterëve, për botën ku jetojmë

Çfarë na tregojnë bandat e gangsterëve, për botën ku jetojmë

Rudina Hajdari: S’jam dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike!

Rudina Hajdari: S’jam dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike!

Zjarri në Notre Dame rezulton ‘fatsjellës’ për presidentin Macron

Zjarri në Notre Dame rezulton ‘fatsjellës’ për presidentin Macron

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Mbi 8 të arrestuar për sherrin masiv mes dy grupeve në Korçë
Aktualitet

Mbi 8 të arrestuar për sherrin masiv mes dy grupeve në Korçë

by mirseda
10:05 | 01/09/2025
0

Mbi 8 persona janë arrestuar nga Policia e Korçës në lidhje me sherrin me thika mes dy...

Presidenti Donald Trump urdhëron dëbimin e rreth 700 fëmijëve guatamalanë, Gjykata pezullon vendimin

Presidenti Donald Trump urdhëron dëbimin e rreth 700 fëmijëve guatamalanë, Gjykata pezullon vendimin

09:52 | 01/09/2025
Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

09:45 | 01/09/2025
SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

09:33 | 01/09/2025
Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

08:16 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com