Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Zëri i Amerikës” flet hapur: Garë formale për Teatrin e Ri

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Zëri i Amerikës” flet hapur: Garë formale për Teatrin e Ri

Në Shqipëri, shumica e majtë në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese votoi të martën pasdite, ndryshimet në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri në Tiranë, të cilat hapin një garë për realizimin e këtij projekti si dhe zhvillimin e zonës përreth, në qendër të kryeqytetit. Varianti i mëparshëm parashikonte që gjithshka të realizohej nga kompania “Fusha”, e cila merrte përsipër ndërtimin me fondet e saj të godinës së re sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingels, në këmbim të mundësisë për të ndërtuar një bllok pallatesh shumëkatëshe në zonën pas Teatrit në një sipërfaqe e cila në pjesën dërrmuese është në pronësi shtetërore.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”. Por ndryshimet e miratuara sot në Komision duket se në të vërtetë hapin një garë thjesht formale dhe kompanitë e tjera që mund të ishin të interesuara janë në kushte tërësisht të pabarabarta me kompaninë “Fusha”

Afati që ju është lënë për dorëzimin e projektit është vetëm 30 ditë, një kohë, e cila sipas ekspertëve të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës” konsiderohet thuajse e pamundur nga pikëpamja teknike për realizimin e një propozimi serioz, ndërkohë që “Fusha” e ka tashmë të gatshëm. Vetë arkitekti danez Ingels, në emisionin Top Show në Top Channel ka pohuar se për projektin e Teatrit kishte nisur të punonte që prej dhjetorit të vitit 2016.

Së dyti, projekti i arkitektit Ingels, është prezantuar sikur të jetë porositur nga kompania “Fusha”. Por sërish është arkitekti danez ai i cili ka zbuluar se kërkesa për godinën e re të Teatrit i ka ardhur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndryshimet e propozuara nga e majta u prezantuan sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në kuadër të shqyrtimit të dekretit të presidentit Ilir Meta i cili e ktheu pas ligjin e miratuar në fillim të korrikut për Teatrin, shoqëruar me një numër të madh vërejtjesh. Komisioni votoi pro dekretit të Presidentit, që sillte rrëzimin e ligjit, por deputetët socialistë nuk preferuan që ndryshimet t’i kalonin në një moment të dytë, duke zgjedhur amendimin e ligjit brenda shqyrtimit të dekretit. Një praktikë e kundërshtuar me forcë nga opozita, por për të cilën shumica solli precedentë të mëparshëm të ngjashëm që në kohën kur e djathta kishte qenë vetë në pushtet. Një zgjedhje e tillë bën që ndryshimet e propozuara të mos kalojnë më përmes presidentit por të hyjnë automatikisht në fuqi.

Mbledhja e Komisionit u zhvillua në një kaos të plotë, mes debatesh të ashpra mes palëve. Mbi thelbin e ndryshimeve të propozuar as që u diskutua, dhe të majtët, pas leximit të shpejtë të të gjitha neneve, e hodhën në votim. Një procedurë e zhvilluar ndërsa deputetët e opozitës ishin thuajse të gjithë në këmbë duke kundërshtuar. Kryetari i Komisionit, socialisti Eduard Shalsi, zgjodhi të mos kërkonte as formalisht votimin e çdo neni, duke kapërcyer nga neni 8 direkt në nenin e fundit 11 të projektligjit të propozuar prej tyre, duke i hapur kështu rrugë dërgimit në seancën e ditës së enjte në sallën e parlamentit.

Tags: fletformalegarehapurriteatrinZëri i Amerikës

TË LIDHURA

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor
Ekonomi

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor

14:31 | 20/06/2025
Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike
Aktualitet

Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

14:27 | 20/06/2025
Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte
Kryesore

Hakerët s*lmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

14:25 | 20/06/2025
Next Post
Douglas Costa i pështyu djalin në fytyrë, Di Francesco: Na kanë uruar vdekjen

Douglas Costa i pështyu djalin në fytyrë, Di Francesco: Na kanë uruar vdekjen

PSG nuk dorëzohet, Mbappe shënon dhe barazon Liverpoolin (Video)

PSG nuk dorëzohet, Mbappe shënon dhe barazon Liverpoolin (Video)

Zbuloni mënyrat se si do ndalohen celularët në shkollat tona

Zbuloni mënyrat se si do ndalohen celularët në shkollat tona

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin
Bota

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

by mirseda
14:55 | 20/06/2025
0

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë gati t’i ofrojnë Iranit një marrëveshje për “negociata të plota”...

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

14:46 | 20/06/2025
SHBA kalon në çerekfinalet e ‘Gold Cup’, Trinidad e Tobago dhe Haiti ende në garë…

SHBA kalon në çerekfinalet e ‘Gold Cup’, Trinidad e Tobago dhe Haiti ende në garë…

14:32 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com