Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zëri i Amerikës/ ‘Ambasadori i OSBE-së nuk është i mirëpritur në Presidencë’

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëri i Amerikës/ ‘Ambasadori i OSBE-së nuk është i mirëpritur në Presidencë’

Në Shqipëri, Kreu i Shtetit Ilir Meta njoftoi sot se ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borschardt, nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Këtë vendim, zyra e zotit Meta ja ka bërë të ditur përmes një letre zyrtare, Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Pranisë së kësaj organizate në Tiranë si dhe Protokollit të Shtetit. Shkak, sipas letrës, është se ambasadori Borchardt “vuri në diskutim dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit Qershor”.

Ndërsa kishte caktuar fillimisht mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor, në fillim të po këtij muaji, në momente të një tensioni të fortë politik, zoti Meta anulloi datën, për të firmosur më vonë, një datë të re 13 Tetorin.

Dekreti i tij nuk u mor në konsideratë, dhe zgjedhjet u zhvilluan në 30 Qershor, nën monitorimin si të vëzhguesve të ODIHR-it ashtu dhe të përfaqësive të ndryshme diplomatike në Tiranë.

Një tjetër arsye për vendimin e marrë nga presidenti Meta, është dhe incidenti që ambasadori Borchardt pati një muaj më parë, kur befas u gjet në mesin e thirrjeve “Rama ik” dhe “Shame on you” në rrugën pranë drejtorisë së policisë së kryeqytetit. Ku familjarët e disa të arrestuarve, po protestonin për lirimin e njerëzve të tyre. Ai u kundërpërgjigj duke ngritur gishtin e mesit të njërës dorë. Gjest për të cilin ai kërkoi ndjesë publike 24 orë më vonë.

Prania e OSBE-së në Tiranë, deri pasdite vonë, nuk pati ende një reagim për vendimin e presidentit Meta.

 

Tags: ambasadoriBernd BorschardtMeta

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
“Kryeministri më i trishtuar në botë”, Nano flet për marrëdhënien e tij me Ramën

"Kryeministri më i trishtuar në botë", Nano flet për marrëdhënien e tij me Ramën

Tiranë/ Banorët pa drita deri në 22 nëntor, ja zonat problematike

Tiranë/ Banorët pa drita deri në 22 nëntor, ja zonat problematike

E rëndë në parkimin e një qendre tregtare, autori ekzekuton 3 persona (Video)

E rëndë në parkimin e një qendre tregtare, autori ekzekuton 3 persona (Video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com