Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbulohet skenari/Tmerrohen grekët: Po bëhet ‘Shqipëria e Madhe’! Skënderbeu është i yni!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohet skenari/Tmerrohen grekët: Po bëhet ‘Shqipëria e Madhe’! Skënderbeu është i yni!

Greqia sheh përtej propozimit propagandistik për “korrigjim kufijsh” të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama, në shkurt të këtij viti në Parlamentin e Kosovës, për një president të përbashkët dhe heqjes së kufirit midis dy vendeve, sipas Greqisë gjithçka është e orkestruar për të krijuar “Shqipërinë Natyrale”.

Analiza që shkon përtej propozimit të Thaçit është publikuar në “Deutsche Welle” në gjuhën greke e cila korrespondon me politikën zyrtare të vetë Athinës.

Në këtë analizë “Deutsche Welle” në gjuhën greke zbardh edhe një skenar se si do të bashkohet Shqipëria me trojet e saj të shkëputura padrejtësisht përgjatë historisë.

Skenari është i thjeshtë; Shqipëria kërkon së pari të bashkohet në një e vetme me Kosovën, gjë që nuk ia ndalon asnjë konventë ndërkombëtare, aq më tepër kur bëhet fjalë për vullnetin e popujve për të vendosur për komb-shtetin e tyre.

Analiza shkon më tej kur theksohet se Shqipërisë dhe Kosovës më pas do t’i bashkohet Lugina e Preshevës, Bujanoci, Medvegja, pjesa shqiptare e Maqedonisë dhe zonat e banuara nga shqiptarët në Mal të Zi.

Serbët dhe grekët po i tmerrohen një skenari të tillë, aq sa kur mendojnë se në Ballkan janë rreth 6 milionë shqiptarë. Ndërsa vetë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin u shpreh se shtetet e tjera në Ballkan duhet t’i frikësohen këtij skenari.

Si antitezë të këtij skenari, “Deutshce Welle” në gjuhën greke shtron si argument refuzimin kategorik të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për një bashkim të mundshëm. Ndërsa nuk ngurron ta cilësojë Skënderbeun si helen, duke tentuar të zhveshë shqiptarët nga autoktonia e tyre.

Analiza e plotë: Shqipëria dhe Kosova kanë hedhur prej kohësh në tryezë idenë për një president të përbashkët. Por, kjo ide mbetet ende në sirtar, për shkak të protestave të shumta të ndërkombëtarëve.

Megjithatë, midis dy vendeve ka hyrë në proces krijimi i një autoriteti të përbashkët doganor. Gjithashtu, heqja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.

Ëndrra për një Shqipëri të Madhe apo siç njihet ndryshe “Shqipëria Natyrale”,  e cila synon të përhapet në kufijtë e saj “natyralë”,  në zonat jashtë kufijve të Shqipërisë, ku jetojnë shqiptarët, ka dalë sërish në sipërfaqe pas shumë dekadash. Ky plan është rikthyer përgjatë javëve të fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tronditi gjithë opinionin publik shqiptar duke propozuar korrigjime kufijsh.

Propozimi i Thaçit ka të bëjë me bashkimin e Luginës së Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës. Në këtë zonë jetojnë rreth 100.000 shqiptarë, të cilët nuk e kanë ‘pranuar’ Beogradin si autoritetin e tyre shtetëror.

Sipas Thaçit, këto “korrigjime kufijsh” janë të mundshme dhe të domosdoshme për shkak se Serbia nuk ka arritur t’u sigurojë të drejtat pakicave të tyre”.

Cilat territore do të përfshijë “Shqipërinë e Madhe”?: Skenari për një “Shqipëri të Madhe” refuzohet në mënyrë të rreptë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendet kryesore që mund të formojnë Shqipërinë e Madhe janë Shqipëria dhe Kosova. Gjithashtu, mund t’i bashkohen edhe gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Po ashtu mund t’i bashkohen edhe shqiptarët e Serbisë Jugore si dhe disa dhjetëra e mijëra bashkatdhetarë që jetojnë në Malin e Zi.

Ky skenar përfshin edhe disa zona të Greqisë, por që shteti helen nuk njeh ekzistencën e asnjë minoriteti shqiptar në këtë vend.

Shqiptarët që jetojnë në rajonin e Ballkanit jashtë Shqipërisë vlerësohen në 6 milionë.

Eksperti gjerman për Shqipërinë, Andreas Wildermut e sheh këtë çështje me një temperament krejt të ftohtë.

Sipas ekspertit, Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë që “nën një bashkim formal të arrijnë sa më shumë njësi të tjera shqiptare të jetë e mundur”.

Ky është një “qëllim legjitim, pasi nuk mund të imponohen mbi to rregullat në fuqi në Bashkimit Evropian”.

Natyrisht, Serbia po përballet me këtë çështje, e cila pas humbjes së Kosovës, kërkon të fitojë kontrollin mbi këtë territor.

Pak ditë më parë gazeta pro-qeveritare serbe “Politika” shkroi në faqen e parë: “Tirana dhe Prishtina po krijojnë Shqipërinë e Madhe”

Ndërsa vetë ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin tha: “Të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të frikësohen dhe kanë arsye për ta bërë këtë. Realizimi i kësaj ideje do të ishte “fatkeqësi”.

Mbetjet osmane, heronj të vjetër dhe të rinj: “Kombi shqiptar ka qenë prej kohësh i shpërndarë në më shumë shtete. Shqiptarët shpesh krahasohen me kurdët. Për shumë shekuj ata jetonin në Perandorinë Osmane dhe 100 vjet më parë ata shpallën pavarësinë. Ajo çfarë i bashkon ata në këtë ditë është gjuha shqipe, por edhe adhurimi i heroit kombëtar Skënderbeut ose Gkergi Kastrioti, apo helenisti Georgios Kastrioti, i cili në shekullin e 15-të organizoi një lëvizje revolucionare kundër zgjedhës osmane.

Deri tani, monumentet e tij janë në shumë fonograme shqiptare. Ndërsa një monument i ngjashëm me atë të Tiranës është ende në ndërtim e sipër në qytetin e Ulqinit, Malin e Zi, ku jetojnë kryesisht shqiptarët.Partia e dytë më e madhe në Kosovë, Vetëvendosja është shprehur qartë dhe prerë në favor të bashkimit me Shqipërinë.

Në korrikun e këtij viti, simboli i luftës për pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve, Adem Demaçi i cili u nderua edhe me Çmimin Saharov nga Parlamenti Evropian, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Në funeralin e tij, politikanët më të lartë të Kosovës e cilësuan atë si “Atin e Kombit”.

Përshtati nga “Deutsche Welle”, për Tirana Today, Bardhi Quku

Tags: GrekëtrrëfejmëShqipërinë e MadheskenarinSkenderbeutmerrohenyni

TË LIDHURA

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”
Politikë

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Next Post
Lidhjet e Fatbardh Licit me të “fortët” e Shkodrës/ Autori, vrasës me pagesë?

Lidhjet e Fatbardh Licit me të "fortët" e Shkodrës/ Autori, vrasës me pagesë?

Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Përse Kosova po tradhton ata që i dhanë lirinë

Emri+Foto/‘Bosin’ shqiptar e gjen belaja në Britani

Emri+Foto/‘Bosin’ shqiptar e gjen belaja në Britani







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com