Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Zbulohet sekreti, ja si trafikohen shqiptarët drejt Anglisë

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohet sekreti, ja si trafikohen shqiptarët drejt Anglisë

Fiks Fare zbuloi një grup të gjerë trafikantësh që dërgonin klandestinë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Nëpërmjet kamerave të fshehta, gazetarët dokumentuan të gjithë rrugëtimin e shqiptarëve drejt “tokës së premtuar”. Sekserët kërkonin nga 9 deri në 11 mijë euro për dërgimin e një qytetari drejt Anglisë.
Gazetarët ranë në gjurmët e trafikantëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Më pas, biseda në telefon dhe në fund takimet, të cilat u zhvilluan në qytetin e Vlorës.
Sekserët i treguan gazetarëve të “Fiks Fare” rrugëtimin, ku udhëtimi nga Shqipëria drejt Belgjikës bëhej me autobus. Kalimi drejt Britanisë së Madhe realizohej me autobusë, kamionë ose jahte. Sekserët treguan se kanë dhjetëra “prenotime”, nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sipas tyre, meshkujt trafikohen më lehtë, ndërsa vajzat dhe fëmijët janë shumë të vështirë, çka përkthehet në shuma më të mëdha për t’u paguar.  
Britania e Madhe është kthyer në “tokën e premtuar” të shumë të rinjve shqiptarë, të cilët gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u futur ilegalisht në Mbretëri. Shqiptarët shfrytëzojnë të gjitha rrugët për të shkuar në Angli, Uells apo Skoci. Fiks Fare zbulon një prej rrjeteve të trafikantëve që çojnë klandestinë shqiptarë, pa viza. Shuma që duhet të paguajnë shqiptarët varion nga 8 deri në 11 mijë euro. 
Gazetarët e Fiks Fare ranë në gjurmët e trafikantëve në portalin “Jeta osh qef”, ku u postua historia e një djali nga Dibra që niset drejt Londrës, pa vizë dhe dokumente. Në komentet që i ishin bërë kësaj historie ra në sy komenti i një djali nga qyteti i Vlorës, që bënte pazar për dërgimin në Angli me 10 mijë euro.
Fiks Fare kontaktoi me këtë person, fillimisht nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Një gazetare e Fiksit i prezantohet si një vajzë që ka të dashurin në Angli dhe do të bashkohet me të. Ai i kthen përgjigje, ku i shkruan se duhen para. Pazarin e bën në bisedën në inboks në rrjetin social “Facebook”. Në bisedë, sekseri i thotë se vajtja në Angli bëhet me autobus dhe i lë një numër telefoni, duke i lënë takim në qytetin e Vlorës. Gazetarja e telefonon, por ai nuk flet gjatë dhe i kërkon që ta takojë nga afër. 
Gazetarja e Fiks Fare takon djalin në qytetin e Vlorës, i cili ka rolin e sekserit. Ai i premton se do e çojë te personi që merret direkt me klandestinët që të çojnë në Angli. Takimi bëhet në rrugë dhe djali tregohet mosbesues. I thotë gazetares që të hipi në makinën e tij dhe e çon vetë te lokali i personit që merret me këtë punë. Në bisedë e sipër,  ky i fundit merr përsipër që të bëjë dërgimin e gazetares drejt Anglisë, kundrejt pagesës që varion nga 9 deri në 11 mijë euro. I tregon se 3 ditë para takimit me të, ka nisur disa persona. Me meshkuj e ka më lehtë të punojë. Ai i pajis me pasaportë false dhe kalimi bëhet nga Belgjika. Transporti nga Shqipëria drejt Belgjikës bëhet me autobus ose kamion. Thotë se janë disa rrugë për në Angli, me kamionë, autobusë ose jahte, por pa vulosur dokumente. 
Pas këtij takimi, djali që merret personalisht me klandestinët i kërkon gazetares që të vijë një ditë tjetër. Në bisedën e dytë, të zhvilluar po në qytetin e Vlorës, ai i thotë se duhet të presim pak, pasi kishte qenë në Shkodër, ku kishte takuar kokën e rrjetit të këtij trafiku. Kishin nisur 3 fëmijë dhe janë 18 vetë që presin në radhë. Llogaritë për t’u nisur janë 3 ditë për çdo person.

Tags: Anglisëdrejtja si trafikohensekretishqiptaretzbulohet

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
Kuvendi/ Saimir Tahiri përlotet kur përmend 21 Janarin

Kuvendi/ Saimir Tahiri përlotet kur përmend 21 Janarin

(Video) Saimir Tahiri: Basha dhe Mediu duhet të ishin në burg dhe jo në Kuvend

(Video) Saimir Tahiri: Basha dhe Mediu duhet të ishin në burg dhe jo në Kuvend

Liga e Kampioneve, Barcelona i jep leksione Juves, lumë golash në ndeshjet e tjera

Liga e Kampioneve, Barcelona i jep leksione Juves, lumë golash në ndeshjet e tjera







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com