Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Liga e Kampioneve, Barcelona i jep leksione Juves, lumë golash në ndeshjet e tjera

9 vjet ago
in Kryesore, Sport

Barcelona i ka dhënë një leksion Juventusit në sfidën e parë të Grupit D të Ligës së Kampionëve. Katalanasit të cilët i pritën miqtë me banderola për pavarësinë e Katalonjës fituan me rezultatin e thellë 3-0 kundër “bardhezinjve”.

Finalistët e sezonit të kaluar u munduan t’i bënin ballë furisë ‘blaugrane’ por në fundin e pjesës së parë ishte Lionel Messi që shënoi duke dërguar Barcelonën në avantazh në dhomat e zhveshjes.

http://www.dailymotion.com/video/x60igsk

Edhe në pjesën e dytë ishte e njëjta ‘muzikë’. Rakitiç në të 56-ën do të realizonte golin e dytë, ndërsa Messi në të 69-ën minutë do të vuloste dopietën dhe rezultatin përfundimtar të takimit, 3-0. Kujtojmë qe më të njëtin rezultat në dy takime Juventusi eliminoi Barcelonën sezonin e kaluar në fazën çerekfinale.

http://www.dailymotion.com/video/x60ijuy

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Olympiakos u mposht me rezultatin 1-3 nga Sportingu i Lisbonës. Pas takimeve të para Barcelona dhe Sporting mbajnë vendin e parë, ndërsa Juve e Olympikos duhet të presin sfidat e radhës për të marrë pikën e parë në këtë kompeticion.

Grupet e tjera 

Futbollisti francez shënoi sot në suksesin e thellë 5-0 të parisienëve në fushën e Sëlltikut, duke barazuar rekordin e Patrik Klaivert, sa i përket numrit të golave të shënuar në këtë turne, pasi arriti shifrën 7. Njëkohësisht, ai u bë adoleshenti i parë që shënonte në këtë turne me dy skuadra të ndryshme.

Ndeshja, edhe pse luhej në Skoci, tregoi dominimin absolut të skuadrës franceze, e cila gjeti me qetësi rrjetën e udhëhequr nga Nejmar, gjithnjë e më shumë një lider në këtë ekip.
Ndërkohë, në duelin tjetër të këtij grupi, Bajern Mynih mundi Anderlehtin 3-0 në një ndeshje që u bë shumë e thjeshtë që në fillim, pasi belgët u ndëshkuan me të kuq në minutën e 11 dhe më pas Levandovski realizoi 11-metërsh duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Megjithatë, qetësia erdhi vetëm në pjesën e dytë pas golit të Tiago Alkanatara dhe atij të Kimih.
GRUPI B
Bajern Mynih-Anderleht 3-0
11′ (p) Levandovski, 65′ Tiago Alkantara, 90’+1′ Kimih
Sëlltik-PSG 0-5
20′ Nejmar, 34′ Mbape, 40′ (p), 85′ Kavani, 83′ (ag) Lustig
Grupi A / Junajtid bën detyrën por humb Pogba, përmbysje e papritur në Portugali
Mançester Junajtid e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, me një sukses të rëndësishëm 3-0 në fushën e vet përballë Bazelit të Taulant Xhakës i cili sot ishte titullarë në radhët e skuadrës së tij por nuk arriti të bënte mrekullinë përballë “djajve të kuq”.
Një dëmtim i Pol Pogba që në minutat e parë të sfidës dukej se do të prishte planet e Zhoze Murinjos, por pikërisht zëvendësuesi i francezit, Manuel Fellaini, ishte ai që realizoi golin e parë të ndeshjes duke i dhënë avantazhin anglezëve.
Lukaku qetësoi Murinjon me rrjetën e realizuar në fillimin e pjesës së dytë, në të cilën Xhaka u ndëshkua me të verdhë në minutën e 83-të dhe një minutë më vonë nuk arriti të largonte topin nga zona duke i dhënë mundësinë Rashford që shënoi golin e tretë.
Ky i fundit vendosi rekord duke shënuar në debutimin në Ligën e Kampioneve, ashtu siç kishte bërë edhe premier Ligë, Ligën e Europës, Kupën e Ligës si dhe me Kombëtaren e Anglisë.

Sa i përket ndeshjes tjetër në grup, CSKA e Moskës ka arritur një përmbysje të papritur ndaj Benfikës duke fituar 2-1 në fushën e kësaj të fundit.
GRUPI A
Benfika-CSKA Moskë 1-2
51′ Seferovic / 63′ (p) Vitinjo, 71′ Zhamaletdinov

Tags: barcelonagolashi jepJuvesleksionitliga e kampionevelumëndeshjet

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Shtypi i ditës, 13 shtator 2017

Çfarë ka ndodhur më 13 shtator?

Shtypi nga bota, 13 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

by mirseda
22:45 | 04/06/2026
0

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Andoni Iraolas si trajnerin e ri të skuadrës, me spanjollin që...

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com