Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbulohet pasaporta greke, Admir Murataj ka “kopjuar” identitetin e tij (Foto)

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbulohet pasaporta greke, Admir Murataj ka “kopjuar” identitetin e tij (Foto)

Admir Murataj, njëri prej grabitësve të miliona eurove në Rinas, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes më 9 prill 2019, ka pasur edhe një pasaportë greke të falsifikuar. Në pasaportën greke false që zotëronte, Admir Murataj ka patur identitet tjetër. Ai quhej Christos Papadias. Murataj përdorte gjithashtu edhe 15 identitetet të tjera. Sikurse vihet re në foto, në maskën e silikonit që mbante gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 Prill, Murataj kishte “kopjuar” identitetin e tij të para disa viteve, kur kishte marrë pasaportën greke.

Më pas, ai kishte ndryshuar pamje, sikurse duket në foton tjetër. Pamja e tij me flokë është e vetmja fotografi publike, pasi është bërë në momentin kur është arrestuar në Greqi për disa grabitje.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kërkuan edhe ndihmën e policisë greke për ta identifikuar kur Murataj mbeti i vrarë. Ekspertiza e materialit gjenetik (ADN-ja) dhe shenjat e gishtave nga ana e policisë greke bënë të mundur identifikimin e Admir Muratajt.

E SHKUARA E ADMIR MURATAJT NË GREQI

31 Dhjetor 2012 – Një bandë shqiptarësh sulmuan një pikë karburanti në fshatin Neo Monastiri Fthiotidas. Pjesë e bandës ishte edhe Admir Murataj. Banda kërcënoi me armë rojen 45-vjeçar të karburantit. Por kamerat e sigurisë treguan se 45-vjeçari kishte bërë rezistencë. Admir Murataj qëlloi me 3 plumba kallashnikovi rojen, duke e lënë të vdekur. Nga pika e karburantit, banda e shqiptarëve mori 3 mijë Euro.

Janar 2013 – Arrestohen në Athinë Admir Murataj dhe Klement Çala (banda e kallashnikovit). Të dy kanë qenë të përfshirë në grabitje të 9 bankave, banesave, makinave etj. duke përfituar 2 milionë Euro. Në 6 raste ishin vjedhur bankomate në zona të ndryshme të Athinës, të cilat ishin shpërthyer me eksploziv.

22 Mars 2013- 11 persona arratisen nga burgu i Trikalas. Bëhet fjalë për bandën e Marjan Kolës, mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj. Pasi prenë hekurat, të burgosurit u ngjitën mbi çatinë e burgut. Ndërsa bashkëpunëtorët e tyre në anën e jashtme të murit rrethues, qëlluan ndaj rojeve të burgut dhe plagosën dy prej tyre. Tetë ditë më vonë, banda grabiti një restorant në autostradën e vjetër Athinë – Thivas. Gjatë ndjekjes nga policia, pati shkëmbim zjarri dhe mbeti e plagosur një vajzë 25-vjeçare.

16 Maj 2013 – Admir Murataj dhe bashkëpunëtor i tij (Klement Çala) grabisin 1.2 milion Euro në Bankën Kombëtare në Lamia. Paratë nuk u gjetën kurrë.

Maj 2013 – Në lagjen Peristeri të Athinës, Admir Murataj gjatë tentativës për të grabitur një supermarket, i shpëton aksionit të policisë për ta arrestuar. Në pranga bie bashkëpunëtori i tij Ermal Lita, i arratisur edhe ky nga burgu i Trikalas.

17 Qershor 2013 – Autoritetet greke ranë në gjurmët e të arratisurve në zonën e Fthiotidas. Banda ishte ndarë në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga tre persona. Gjatë kërkimeve, pati sërish përleshje me armë zjarri dhe mbeti i vrarë oficeri i policisë Giorgos Andricopulos. Ndjekja vazhdoi në malin Thermo në një zonë rurale. Aty përleshje të ashpër mes bandës së Marjan Kolës dhe forcave speciale greke. Nga të shtënat u vranë dy prej të arratisurve, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e policit grek. Fillimisht u dyshua se njëri prej tyre ishte Admir Murataj, por rezultoi e gabuar. /tvklan.al

Tags: “kopjuar”Admir Muratajfotogrekeidentitetinpasaportazbulohet

TË LIDHURA

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira
Aktualitet

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK
Politikë

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Next Post
Si transportohen paratë në Rinas?! (Video)

Si transportohen paratë në Rinas?! (Video)

Kryemadhi: Meta nuk ka për t’i realizuar kërkesat. Do zhgënjehem nëse…

Kryemadhi: Meta nuk ka për t’i realizuar kërkesat. Do zhgënjehem nëse...

Kush janë përgjegjësit e grabitjes në Rinas? Flet ish-drejtori i  sigurisë

Kush janë përgjegjësit e grabitjes në Rinas? Flet ish-drejtori i sigurisë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com