Vendin e Xhemi Shehut në “Portokalli” do ta zërë këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Eneda Tarifa. Burime për “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos.
Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”-së. Eneda Tarifa i ka dhënë provat edhe më herët se ia ka dalë mbanë që të drejtojë spektaklin e humorit.
Për të është rikthim në “shtëpinë e saj të dytë”, e ndërsa s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim në startimin e spektaklit më të ndjekur të humorit në Shqipëri.