Tek e “E Diela Shqiptare”, shefi i kuzhinës Renato Mekolli, zbuloi disa “sekrete” të vogla nga klientët që frekuentojnë restorantin e tij. I pyetur nga Erion Isai nëse është e vërtetë që klientët duan tavolinën përballë xhamit, Renato e pranoi dhe tha ‘po’, pasi duan të dëgjojnë atë kur bërtet. Ndër të tjera, Renato tha se kreu demokrat pëlqen hamburgerin, kjo edhe për shkak të salcës që ai bën vetë, e ndërsa Rama pëlqen të ushqehet lehtë.
Erion Isai: Kam lexuar një intervistë të Lulzim Bashës, dhe vdes për atë hamburgerin tënd. Çfarë i hedh që e pëlqen aq shumë Luli ?
Renato Mekolli: Në fakt është salca që unë i bëj, mishi dhe të gjitha gjërat që i bëj në moment, nuk ka asnjë gjë të gatshme.
Erion Isai: Po Edi Rama, çfarë pëlqen të hajë?
Renato Mekolli: Edi Rama pëlqen të hajë lehtë…
Bes Kallaku: A është e vërtetë që ke menduar largimin nga Shqipëria?
Renato Mekolli: E kam menduar, por jo tani.
Bes Kallaku: Ku do shkosh?
Renato Mekolli: Mund të jetë Londra, ose Los Angeles.