Sezoni i ri i “Portokalli”-së do të vijë me risi. Këtu i referohemi edhe prezantuesve, ku nga dy tashmë do të jenë katër.
Regjizori Altin Basha nuk ka treguar se cilët do të jenë këta prezantues, duke u përpjekur ta mbajë kërshërinë zgjuar deri në çeljen e spektaklit.
Por “Who“ ka mësuar se ata do të vijnë nga brenda stafit të “Portokalli”-së, nën petkun e dy personazheve të politikës shqiptare: Delinda Disha në rolin e Elisa Spiropalit dhe Rezart Veleshnja në atë të Erion Braçes.