Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhet projektligji/ 1080 policë në pension para kohe, kushtet dhe masa e përfitimit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet projektligji/ 1080 policë në pension para kohe, kushtet dhe masa e përfitimit

Policët me moshë mbi 55 vjeç, 25 prej të cilave i kanë kontribut në forcat blu, janë të lirë të dalin në pension të parakohshëm në rast se dëshirojnë. Pa punuar fare, ata mund të përfitojnë 65-75% të pagës mesatare të viteve të punës, si formë pensioni shërbimi përpara se të arrijnë moshën e duhur për pension pleqërie.

Këtë parashikon projektligji, pjesë e reformës në Policinë e Shtetit që “përzë me lezet” ata që kanë kontribuuar prej shumë vitesh në forcat blu kundrejt një shpërblimi financiar.

“Propozimet e këtij projektakti synojnë uljen e moshës mesatare të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke siguruar kështu një polici më aktive dhe eficiente në luftën kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrave të rendit e sigurisë publike”, citohet në relacionin e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e hedhur për konsultim publik. Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të Policisë është 45.6 vjeç. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtij ligji, për tri vitet e para kufiri moshor pritet të ulet mesatarisht me 1.5 vite.

KUSHTET PËR PENSION

Për të përfituar pension shërbimi, së pari, duhet të jesh polic karriere, (të gëzosh gradë policore), me një kontribut minimalisht prej çerek shekulli dhe moshë 55 vjeç e sipër. Strukturat përkatëse të Policisë që kanë hartuar relacionin në fjalë, kanë bërë edhe një përllogaritje të numrit të atyre që përfitojnë pension shërbimi, bazuar në kriteret e përcaktuara më lart. Bëhet fjalë për 1080 punonjës. Por edhe pse mund të plotësojnë kushtet, qeveria do të bëjë një zbatim të përshkallëzuar të ligjit, duke vendosur që për tri vitet e para të përfitojnë jo më shumë se 30% e punonjësve.

Kjo, për efekt të vakancës për pozicione të caktuara në sistem si dhe kostos financiare. E gjitha do të përballohet nga buxheti i shtetit. Për vetëm 320 prej tyre, barra mujore është afërsisht 13 milionë lekë (shembull, tabela brenda shkrimit). Deri tani, policët që dalin në pension pa mbushur moshën trajtohen sipas ligjit për pensionet suplementare të ushtarakëve, çka ka bërë që numri i atyre që u lirojnë vendin të rinjve të jetë i papërfillshëm. Ndaj, Ministria e Brendshme ka sajuar një kategori të re trajtimi financiar posaçërisht për forcat blu, pension shërbimi, me përfitime më të mëdha se ato të ushtarakëve.

“Projektligji është një garanci për punonjësit e Policisë që janë në marrëdhënie pune dhe një vazhdim logjik i statusit të tyre kur ndërpresin karrierën. Miratimi i tij do të ndikojë në cilësinë e punës dhe të performancës së punonjësve të Policisë në detyrë, në rezultatet kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

MASA E PËRFITIMIT

Policët që plotësojnë kushtet dhe vendosin të ndërpresin marrëdhëniet e punës pas hyrjes në fuqi të ligjit, mund të përfitojnë nga 65-75% të pagës mesatare referuese. Më konkretisht, një inspektor i thjeshtë, nga 52 mijë lekë në muaj, përllogaritet të marrë pa punuar 36.700 lekë. Me rritjen e gradës, ku edhe paga mujore është më e lartë, masa e pensionit të parakohshëm rritet duke shkuar deri në 64.2 mijë lekë për policët drejtues të parë. Këto janë pensionet dysheme. Për çdo vit shërbimi mbi 25 vjet, masa e pensionit shtohet me 1%, rritje që nuk kalon masën 75% të pagës mesatare referuese. Me rëndësi është fakti që periudha e trajtimit me pension shërbimi njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimit pensioni pleqërie, invaliditeti e familjar.

Shuma derdhet çdo fillim muaji, njësoj siç do bëhej në rast se do ishin në punë dhe i nënshtrohet indeksimit sa herë që vendos qeveria, sipas projektligjit. Çdokujt që i aprovohet aplikimi për pension shërbimi, përfiton masën që i takon deri në momentin që del në pension pleqërie. MASAT Në relacion bëhet e qartë se ata që përfitojnë pension shërbimi, nuk mund të ndërrojnë më mendje dhe të rikthehen në polici. Forma e largimit është gjetur edhe për ata që nuk dëshirojnë të dalin në pension para kohe. Projektligji propozon që në rast se nuk ka vend pune për gradën që kanë, fillimisht të pranojnë deri në një vit një tjetër me gradë më të ulët. E në fund të vitit, nëse ende nuk është sistemuar, ai lirohet duke dalë në pension shërbimi. /panorama

Tags: kushtepensionpoliceprojektligj

TË LIDHURA

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!
Politikë

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025
E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç
Aktualitet

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

13:40 | 15/07/2025
Next Post
Greqia në zgjedhje, 150 mijë shqiptarë me të drejtë vote

Greqia në zgjedhje, 150 mijë shqiptarë me të drejtë vote

FOTO/ Harrojeni Grida Dumën brune, ish-deputetja ‘transformohet’

FOTO/ Harrojeni Grida Dumën brune, ish-deputetja ‘transformohet’

Basha: Nesër bashkohemi të gjithë në Tiranë, asnjë hap pas

Basha: Nesër bashkohemi të gjithë në Tiranë, asnjë hap pas

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!
Politikë

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

by mirseda
14:16 | 15/07/2025
0

Përplasja e hapur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Konispol, Erges Dule, ka marrë një...

Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

14:07 | 15/07/2025
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025
E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

13:40 | 15/07/2025
Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com